“Shtrëngohen” vizat e punës për të huajt në Shqipëri - Detyrim, garancia bankare. Sa para’ duhet të kenë të “ngrira” në llogari?

Të huajt që aplikojnë për vizë të kategorive të ndryshme në vendin tonë, duhet të paraqesin detyrimisht garanci financiare e cila mbulon shpenzimet e qëndrimit në Shqipëri.
Referuar udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave, “garancia financiare depozitohet në llogarinë bankare të aplikantit nga vetë i huaji që aplikon për vizë, nga garanti i të huajit, ose nga ftuesi i tij në Republikën e Shqipërisë, duke dokumentuar, gjithashtu, nëpërmjet vërtetimit nga banka që nuk janë kryer derdhje të pajustifikuara, në këtë llogari bankare, të paktën për 12 muajt e fundit”.
Në udhëzim specifikohet gjithashtu se “shuma e garancisë financiare që duhet të paraqitet në dokumentacionin për pajisjen me vizë nga i huaji, për rastet e përcaktuara me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 858, datë 29.12.2021, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, duhet të jetë të paktën 5000 lekë për ditë qëndrimi të kërkuar në vizë për personat mbi 18 vjeç dhe 2500 lekë për shtetasit nën 18 vjeç”.
Pra e thënë ndryshe, nëse një i huaj mbi 18 vjeç aplikon për vizë 6-mujore duhet të ketë në llogari bankare rreth 900 mije lekë, ndërsa për vizë 1- vjeçare, 1.8 milion lekë. Garancia financiare është kusht me qëllim për mbulimin e shpenzimeve të jetesës apo pasojat e një dëmi që mund të shkaktohet nga një veprim ose mosveprim i të huajit, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, për periudhën e vlefshmërisë së vizës, ku përfshihen: viza për të trajnuarin pa pagesë; viza për persona të vetëpunësuar; viza për punonjës lëvizës digjital; viza për investitorë; viza për përdorim të pasurisë së paluajtshme në pronësi; viza për pensionistë.
Vlera e depozituar në llogarinë bankare nuk mund të tërhiqet nga i huaji ose garantuesi i tij në Republikën e Shqipërisë, deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së vizës.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Çelet fondi 3.3 miliardë lekë për bujqësinë - Krifca: Mbështeten 9 masa, prioritet blegtoria
Qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugë disbursimit të fondit prej 3.3 miliardë lekësh për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve gjatë vitit 2023. ......

Nga 1 prilli rritet paga minimale - Ibrahimaj: Do të shkojë në 40 mijë lekë. Synojmë mos të kemi pagën më të ulët në rajon
Paga minimale në të gjithë vendin duke filluar nga 1 prilli do të ëpsoj një rritje me 6 mijë lekë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj pas......

Informaliteti “mbyt” taksitë, rrethet pushtojnë Tiranën - Shoqata fajëson pushtetin vendor: Jemi me humbje, paguajmë taksa më të larta
Dyndja e taksive të rretheve në Tiranë për fitime më të larta por dhe taksa më të ulëta, ka ngritur shqetësimin e taksistëve të kryeqytetit të cilët kërkojnë......

Bonot e thesarit u afrohen më tej depozitave, bien në 3.93% - Edhe më e fortë rënia e letrave me vlerë me afat 6 muaj. Arritën në 3.26% këtë javë
Ndërsa mbireagimi i aktorëve gjatë fundit të vitit të shkuar solli rritje të shpejtë të normave të bonove të thesarit, po aq shpejt po ndodh edhe rënia e tyre.......

Sa po i nxisin fermerët paratë në bujqësi? - Analiza e shifrave/ Formalizimi ndër vite, 2023-shi nis mbarë
Politika e subvencioneve e ndjekur nga qeveria dhe thjeshtimi i procedurës së aplikimit ka rritur ndjeshëm interesin e fermerëve për të përfituar dhe si e......

Ndërtimi, Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e porosive dhe çmimeve - Treguesi i besimit për këtë sektor “kërcen” me 6.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ka vijuar të qëndrojë në nivele të larta edhe për muajin shkurt, pavarësisht kontributit negativ të sektorit të shërbimeve,......

“Lumë” ankesash për Prokurimet Publike - Kontestohen vlerësimet e ofertave, si dhe dokumentet standarde të tenderit
Muaji janar u mbyll me 56 ankesa të subjekteve për procedura të prokurimit publik. Të dhënat e raportuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, më konkretisht......

Çmenduria e marsit mund të shfaqet për tregjet botërore pas një shkurti të zymtë!
Marsi i çmendur? Pas një janari euforik që u pasua nga një shkurt i zymtë, me obligacionet dhe aksionet që vijuan shitjet pasi të dhënat e forta rinovuan......