Shqipëria Postuar më 1 Mars 2023, 13:59

Çelet fondi 3.3 miliardë lekë për bujqësinë - Krifca: Mbështeten 9 masa, prioritet blegtoria

Nga SCAN TV
Çelet fondi 3.3 miliardë lekë për bujqësinë -

Qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugë disbursimit të fondit prej 3.3 miliardë lekësh për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve gjatë vitit 2023

Pas mbledhjes së Këshillit të ministrave, në një deklaratë për mediat, ministrja e bujqësisë Frida Krifca bëri me dije se këtë vit do të mbështeten 9 masa në ndihmë blegtorëve, bletarëve, fermerëve të serrave, atyre që ndërtojnë ferma organike por edhe ndërtimit të tregjeve të reja bujqësore dhe të kafshëve të gjalla dhe deri tek përçimi i teknikave të reja të kultivimit përmes  skemës kombëtare të trajnimit në bujqësi.

Gjithashtu, Krifca theksoi do të vijojë mbështetja për të tretin vit radhazi me skemën e naftës falas për fermerët, ku afro rreth 1,4 miliard lekë do të përdoren për ti lehtësuar ata nga kosto që i peshon më shumë në aktivitetin e tyre, atë të karburantit.  Ndërsa nuk do të mbetet jashtë financimit, edhe sektori i peshkimit.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat