“Konkurrenca” pezullon marrëveshjen për patentat - Vendimi: Ka rrezik të sjellë dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konsumatorët

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të ndalojë përkohësisht zbatimin e marrëveshjes të lidhur mes Drejtorisë së Përgjithsme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtorisë së Përgjithsme të Tatimeve dhe 2 shoqatave të autoshkollave, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi.
Marrëveshja e lidhur në datë 13 shkurt 2023 parashikon rritjen e ndjeshme të çmimit të patentave, ku për kategorinë B çmimi do të shkojë 85 mijë, nga 45 mijë që është aktualisht.
Përmes një njoftimi për shtyp, Autoriteti i Konkurrencës bëri me dije Akt Marrëveshja e lidhur mes 2 institucioneve publike dhe 2 shoqatave përfaqësues të autoshkollave, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët.
Për këtë arsye është kërkuar depozitimi i të gjithë praktikës së ndjekur deri në nënshkrimin e saj, për të kryer vlerësimin ligjor, nëse ka shkeleje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Sipas njoftimit për shtyp, masa e përkohëshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedures administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës. Rritja dhe fiksimi i çmimeve për pajisjen me patentë u argumentuan nga përfaqësues të DPSHTRR dhe autoshkollave me rritjen e cilësisë së shërbimit, si dhe luftën ndaj evazionit fiskal.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Në 27 vite paga minimale ndryshon 22 herë - Nga 1 prilli rritet për herë të parë me 6 mijë lekë më shumë!
Rritja e pagës minimale në 27 vite në Shqipëri ka ndryshuar plote 22 herë. Nga të dhënat ndër vite, ndryshimet e para të pagës minimale kanë nisur në 1996 nga......

“Shtrëngohen” vizat e punës për të huajt në Shqipëri - Detyrim, garancia bankare. Sa para’ duhet të kenë të “ngrira” në llogari?
Të huajt që aplikojnë për vizë të kategorive të ndryshme në vendin tonë, duhet të paraqesin detyrimisht garanci financiare e cila mbulon shpenzimet e......

Çelet fondi 3.3 miliardë lekë për bujqësinë - Krifca: Mbështeten 9 masa, prioritet blegtoria
Qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugë disbursimit të fondit prej 3.3 miliardë lekësh për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve gjatë vitit 2023. ......

Nga 1 prilli rritet paga minimale - Ibrahimaj: Do të shkojë në 40 mijë lekë. Synojmë mos të kemi pagën më të ulët në rajon
Paga minimale në të gjithë vendin duke filluar nga 1 prilli do të ëpsoj një rritje me 6 mijë lekë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj pas......

Informaliteti “mbyt” taksitë, rrethet pushtojnë Tiranën - Shoqata fajëson pushtetin vendor: Jemi me humbje, paguajmë taksa më të larta
Dyndja e taksive të rretheve në Tiranë për fitime më të larta por dhe taksa më të ulëta, ka ngritur shqetësimin e taksistëve të kryeqytetit të cilët kërkojnë......

Bonot e thesarit u afrohen më tej depozitave, bien në 3.93% - Edhe më e fortë rënia e letrave me vlerë me afat 6 muaj. Arritën në 3.26% këtë javë
Ndërsa mbireagimi i aktorëve gjatë fundit të vitit të shkuar solli rritje të shpejtë të normave të bonove të thesarit, po aq shpejt po ndodh edhe rënia e tyre.......

Sa po i nxisin fermerët paratë në bujqësi? - Analiza e shifrave/ Formalizimi ndër vite, 2023-shi nis mbarë
Politika e subvencioneve e ndjekur nga qeveria dhe thjeshtimi i procedurës së aplikimit ka rritur ndjeshëm interesin e fermerëve për të përfituar dhe si e......

Ndërtimi, Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e porosive dhe çmimeve - Treguesi i besimit për këtë sektor “kërcen” me 6.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ka vijuar të qëndrojë në nivele të larta edhe për muajin shkurt, pavarësisht kontributit negativ të sektorit të shërbimeve,......