Bota Postuar më 2 Mars 2023, 09:51

Dollari i rikthehet fitimeve - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë

Nga SCAN TV
Dollari i rikthehet fitimeve - Investitorët presin të dhënat mbi

Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rënie, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë. Të dhënat e publikuara më herët gjatë kësaj jave, treguan një rritje surprizë të çmimeve në Gjermani, Francë dhe Spanjë. Vetëm në sesionin e së mërkurës, dollari amerikan humbi rreth 0.9% të vlerës, humbjet më të mëdha ditore në thuajse një muaj.

Për shkak të pritshmërive se çmimet në Eurozonë do të jenë rritur, është shtuar edhe presioni ndaj Bankës Qendrore Europiane për të shtrënguar më tej politikën monetare. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 104.5, ndërsa një mbështetje e gjeti nga rritja e yield-it të obligacioneve të qeverisë amerikane, gjatë sesionit aziatik.

Ndër zhvillimet e tjera, guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, deklaroi se ende nuk është vendosur asgjë, në lidhje me normat e interesit. Menjëherë pas kësaj deklarate, paundi ra sërish drejt nivelit të 1.2 dollarëve. Në tregun e kriptomonedhave, Bitcoin po tregtohet në rreth 23,400 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1650 dollarë.

SCAN

Shqipëria 2 Mars

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan këmbehet sot me 107.8 lekë në blerje dhe me 108.6 lekë në shitje me një rënie të lehtë nga dje por duke e nisur ditën pozitivisht sipas kursit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat