Europa Postuar më 2 Mars 2023, 09:53

Tregjet presin inflacionin në Eurozonë - Gjermania, Franca dhe Spanja raportuan rritje të çmimeve në shkurt

Nga SCAN TV
Tregjet presin inflacionin në Eurozonë - Gjermania, Franca dhe Spanja

Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat përfundimtare mbi inflacionin në Eurozonë për muajin shkurt. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.5%, ndërsa sektorët e energjisë, udhëtimeve dhe teknologjisë realizon humbjet më të mëdha.

Investitorët janë të shqetësuar se Banka Qendrore Europiane do të shtrëngojë më tej politikat monetare, për shkak se inflacioni në Gjermani, Francë dhe Spanjë vijoi rritjen edhe gjatë muajit të kaluar.

Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit u mbyllën në rënie, për shkak të rritjes së yield-it të obligacioneve amerikane. Inflacioni në Gjermani, që është ekonomia më e madhe e Europës, u rrit në 9.3% gjatë shkurtit, nga 9.2% që ishte në janar.

Analistët parashikonin një ngadalësim të rritjes së çmimeve në 8.7%. Norma e inflacionit po qëndron shumë më lart se objektivi i Bankës Qendrore Europiane prej 2%. Në fokus të tregjeve do të jetë edhe fitimet tremujore të korporatave.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 2 Mars

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan këmbehet sot me 107.8 lekë në blerje dhe me 108.6 lekë në shitje me një rënie të lehtë nga dje por duke e nisur ditën pozitivisht sipas kursit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat