BE i jep “lamtumirën” patentës së plastifikuar - Patenta e re dixhitale do të jetë në telefonat celularë

Komisioni europian propozon rregulla të reja për të shtuar sigurinë rrugore në Bashkimin Europian. Për këtë arsye është projektuar patenta dixhitale e vlefshme në të gjitha vendet anëtare dhe parashikohet që praktika për automjete dhe kamionë të mund të nisë që në moshën 17 vjecare; dhe nëse e kalojnë testin do të mund të ulen në timon vetëm pasi të kenë mbushur 18 vjec. Përgatitja dhe testi për patentën do të përqendrohen më shumë në sigurinë e kalimtarëve, ciklistëve, motorëve dhe mjete elektrike. Gjithashtu do të ketë shpërndarje të të dhënave në të gjithë Bashkimin Europian për ata të cilëve i është pezulluar patenta. Parashikohet dhe një masë për disa shkelje si parakalim i rrezikshëm, shkelja e vazhdueshme e vijave dhe kundravajtja.
Patenta dixhitale parashikohet që të funksionojë jo vetëm brenda kufijve të Bashkimit Europian por dhe jashtë tyre. Në një të ardhme shumë të afërt të gjithë mund ta kenë patentën në aparatet e tyre dixhitale, por pa i hequr të drejtën të vazhdojn të mbajnë atë plastike.
Komisioni europian prezantoi në këtë mënyrë propozimet për modernizimin e normace për patentën, dhe dispozita të reja për lehtësira në aplikimin ndërkufitar dhe rregullat e trafikut rrugor.
Më shumë se 20 mijë viktima janë shënuar në rrugët e BE-së në vitin 2022 dhe në pjesën më të madhe viktimat janë kalimtarë, ciklistë dhe përdorues të mjeteve elektrike e motocikleta. Objektivi është ai për të mos pasur më asnjë viktimë në rrugë brenda vitit 2050.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

“Normat e interesit kanë arritur kulmin”! - Guvernatori i Bankës së Anglisë: Politika monetare s’mund të largojë tronditjen financiare
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, paralajmëroi se normat e interesit mund të kenë arritur kulmin, pas 10 rritjeve të njëpasnjëshme të kostos......

Ky është një metal që investitorët duhet ta blejnë me ulje "në çdo rast" që do t’u jepet!
Investitorët duhet të blejnë bakër në ulje kur të shfaqet një mundësi, sipas Jonathan Barratt, CEO i siguruesit të motit CelsiusPro. “Perspektiva jonë për......

IEA: Rritja globale e energjisë së pastër kompensoi rritjen e emetimeve të CO2 në vitin 2022!
Emetimet globale të dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë u rritën më pak se sa ishte parashikuar në vitin 2022 falë rritjes së burimeve të energjisë......

TikTok vendos një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit dhe një "kujtues gjumi"!
TikTok ka njoftuar se do të vendosë një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit për përdoruesit e moshës nën 18 vjeç. Por adoleshentët do të jenë në......

Cili shtet është më mikpritës? Gjithçka varet nga vizat, sipas këtij indeksi të ri!
Cili shtet është më mikpritës? Nga miqësia e vendasve deri te disponueshmëria e infrastrukturës turistike, ka shumë mënyra për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje.......

Tregjet presin inflacionin në Eurozonë - Gjermania, Franca dhe Spanja raportuan rritje të çmimeve në shkurt
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat përfundimtare mbi inflacionin në Eurozonë për muajin......

Nafta, e qëndrueshme pranë 84 USD - Mbështetet nga shenjat për rimëkëmbjen e ekonomisë kineze
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë tregtisë aziatike ka gjetur një mbështetje nga të dhënat pozitive mbi ekonominë kineze, që......

Dollari i rikthehet fitimeve - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rënie, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në......