Rriten sigurimet e pronave nga tërmetet, por pak sensibilitet - Përmirësohen treguesit e portofolit për zjarret e fatkeqësitë natyrore

Viti 2023 ka nisur me një rritje të dukshme të sigurimeve të pronave nga zjerret, tërmetet apo fatkeqësitë natyrore. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, këtë janar janë rritur si numri i subjekteve që kanë siguruar pronat, ashtu edhe volumi i paraveë që është paguar për këtë qëllim.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar 2023, vihet re një rritje prej 23.84% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 13.95% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar 2022. Nga diccka më pak se 1 milionë dollarë në janarin e vitit të shkuar, muajin e parë të këtij viti janë paguar mbi 1.2 milionë dollarë për këtë qëllim.
Rritja është e dukshme duke ju referuar shifreve modeste me të cilat u mbyll viti 2022 sa i përket këtij portofoli. Përgjatë gjithë vitit të shkuar u paguan në total nga shqiptarët rreth 18 milionë dollarë për sigurimin e pronave nga zjarri e fatkeqësitë, rreth 1 milionë dollarë më shumë se në vitin 2021. Rritja sipas ekspertëve është modeste duke parë fatkeqësitë e shumta natyrore me të cilat janë përballur së fundmi shqiptarë, duke nisur nga tërmetet, te zjarret, e deri te përmbytjet të cial u rikthyen vitin e shkuar.
Sa i përket tregut të sigurimeve në total, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar 2023 kapën vlerën 1,712 milionë lekë, ose 20.6% më shumë se në janar 2022. Gjatë muajit janar 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 96,527 me një rritje prej 15.19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Si e “mundi” Zvicra inflacionin? - Faktorët kryesorë, shpenzimet e ulta për ushqim dhe prodhimi në vend i energjisë
Një nga vendet më të pasura në botë, Zvicra njihet për koston e lartë të jetesës, me Zyrihun dhe Gjenevën që renditen vazhdimisht në mesin e 10 qyteteve më të......

Francë, kulmi i inflacionit në gjysmën e parë të vitit - BQE përjashton mundësinë e një recesioni për vendin
Inflacioni në Francë ka të ngjarë të arrijë kulmin e tij në gjysmën e parë të vitit dhe, duke përjashtuar një ngjarje të madhe botërore, rreziku i recesionit......

BE i jep “lamtumirën” patentës së plastifikuar - Patenta e re dixhitale do të jetë në telefonat celularë
Komisioni europian propozon rregulla të reja për të shtuar sigurinë rrugore në Bashkimin Europian. Për këtë arsye është projektuar patenta dixhitale e vlefshme......

“Normat e interesit kanë arritur kulmin”! - Guvernatori i Bankës së Anglisë: Politika monetare s’mund të largojë tronditjen financiare
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, paralajmëroi se normat e interesit mund të kenë arritur kulmin, pas 10 rritjeve të njëpasnjëshme të kostos......

Ky është një metal që investitorët duhet ta blejnë me ulje "në çdo rast" që do t’u jepet!
Investitorët duhet të blejnë bakër në ulje kur të shfaqet një mundësi, sipas Jonathan Barratt, CEO i siguruesit të motit CelsiusPro. “Perspektiva jonë për......

IEA: Rritja globale e energjisë së pastër kompensoi rritjen e emetimeve të CO2 në vitin 2022!
Emetimet globale të dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë u rritën më pak se sa ishte parashikuar në vitin 2022 falë rritjes së burimeve të energjisë......

TikTok vendos një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit dhe një "kujtues gjumi"!
TikTok ka njoftuar se do të vendosë një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit për përdoruesit e moshës nën 18 vjeç. Por adoleshentët do të jenë në......

Cili shtet është më mikpritës? Gjithçka varet nga vizat, sipas këtij indeksi të ri!
Cili shtet është më mikpritës? Nga miqësia e vendasve deri te disponueshmëria e infrastrukturës turistike, ka shumë mënyra për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje.......