Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Lagarde sinjalizon rritje të interesave me 50 pikë bazë

Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi humori i investitorëve është përmirësuar nga të dhënat e publikuara më herët. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.5%, ndërsa sektori i teknologjisë kryeson fitimet, në rritje me rreth 1.5%.
Referuar të dhënave në Europë, inflacioni rezultoi më lart se parashikimet, gjatë shkurtit. Gjithashtu, presidentja e Bankës Qendrore Europian, Christine Lagarde, deklaroi të enjten se objektivi i inflacionit prej 2% do të kërkojë kohë, duke sinjalizuar se në takimin e këtij muaji, norma bazë e interesit mund të rritet me 50 pikë bazë.
Në sesionin e kaluar, tregjet gjetën një mbështetje nga komentet e zyrtarëve të Rezervës Federale, të cilët thanë se mbështesin një rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme të normave të interesit. Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rritje.
SCAN
Sondazh

Inflacioni vjetor i Turqisë zhytet në 55.18% në muajin shkurt!
Inflacioni vjetor turk ra pak në 55.18% në shkurt, të dhënat zyrtare treguan të Premten, pak më poshtë parashikimit, pas tërmeteve masive që goditën rajonin e......

Nafta zbret pranë 84 USD - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e interesave nga BQE
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi shenjat për rimëkëmbjen e ekonomisë në Kinë janë zbehur nga shqetësimet që kanë të bëjnë me rritjen......

Dollari pritet të publikojë humbje javore - FED: Rritja e interesave do të jetë e ngadaltë dhe e qëndrueshme
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, duke u tërhequr nga niveli më i lartë në 2 muaj e gjysëm, që preku një ditë më parë.......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 107.9 lekë dhe shitet me 108.6 lekë në raport me ditën e enjte sipas kursit të këmbimit lokal. Ndërkaq Monedha europiane......

‘Kërcen’ inflacioni bazë në zonën e euros gjatë muajit shkurt!
Inflacioni bazë në zonën e euros u rrit në shkurt, sipas një vlerësimi të Flash Eurostat i lëshuar të enjten. Sipas Agjencisë së Statistikave të BE -së,......

ERRU përcakton tarifat e reja të ujit - Në kuadër të reformës. Si do operohet me zonat që s’kanë patur çmime e shërbim
Enti Rregullator i Ujit ka përcaktuar tarifat që do të aplikohen nga shoqëritë e krijura nga bashkimi i kompanive ekzistuese, për ato zona që nuk kanë patur më......

“Godinat mbi 50 vjet do të zgjidhen sipas interesave” - Pr.vendimi i qeverisë, Musai: “Kryqi i kuq” do ulë ndjeshëm çmimet e pronave
Projektvendimi i qeverisë për auditimin teknik të godinave mbi 50 vjet le në dorë të bashkive përzgjedhjen e ndërtesave që do të duhet t’i nënshtrohenkëtij......

Gjeografia e biznesit të luleve në vend - Nga Ekuadori, deri në Kosovë. Nga preferon më shumë Shqipëria të importojë?!
Scan Tv sjellë gjeografinë e një biznesi lulesh në Tiranë përsa i përket vendeve më të preferuara por dhe luleve. Nga të dhënat nga doganat që SCAN TV ka......