Europa Postuar më 3 Mars 2023, 10:41

Abuzime në BE me çmimin e gazit - 7 herë më i lartë se ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nga SCAN TV
Abuzime në BE me çmimin e gazit - 7 herë më i lartë

“Çmimi i gazit në Bashkimin Europian mbetet i fryrë, për shembull është shtatë herë më i lartë se ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një gjë e tillë ka natyrisht pasoja në konkurrencën e Europsë dhe në koston e jetesës së qytetarëve”. Ishte kjo deklarata e fortë e zëvendës presidentit të komisionit të BE-së për blerjen e përbashkët të gazit, i përbërë nga teknikë të nivelit të lartë të qeverive kombëtare.

Ai u shpreh se aktualisht po përfitohet nga një dimër më i butë se zakonisht por dhe nga kursimi i familjeve dhe industrive europiane në konsumin energjetik. Por dhe nga nivele relativisht të larta të magazinimit të gazit në Europë dhe një kërkesë më e vogël për gaz të lëngshëm nga ana e Kinës. Gjithësesi parashikohet që tregu global i gazit të lëngshëm do të mbetet i ndryshueshëm për shkak të volumeve të kufizuara, rimëkëmbjes së mundshme të ekonomisë kineze dhe reduktimit drastik të importineve të gazit nga Rusia në Europë.

Sefcovic theksoi se duhet shfrytëzuar plotësisht platforma energjitike e Bashkimit Europian për blerjen e përbashkët, jo vetëm për t’u mbrojtur përballë mungesës së gazit rus por dhe për përballjen me cmimet e larta të energjisë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat