Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit/ Publikohet dosja e korespondencës me 800 faqe dokumente
Një dosje prej 800 faqesh me kontrata dhe korrespondencë tregon se Rusia po e ndihmon Kinën që ta përgatisë ushtrinë e saj për një pushtim të mundshëm të Tajvanit. Kështu tha një institut i pavarur që i ka zbuluar dokumentet dhe i ka verifikuar në mënyrë të pavarur. Oleksandr Danylyuk, hulumtues i lartë në Institutin për Shërbime të Bashkuara Mbretërore, i cili i ka siguruar këto dokumente që kanë rrjedhur, së bashku me bashkëautorin Jack Ëatling, foli për Radion Evropa e Lirë lidhur me atë se çfarë domethënie kanë këto gjetje për të ardhmen e bashkëpunimit ushtarak Kinë-Rusi, si dhe për arsyet pse Rusia mund të jetë në favor të një pushtimi kinez të Tajvanit – ishullit vetëqeverisës me 23 milionë banorë që Pekini pretendon se është territor i tij.
Dokumentet lënë të kuptohet se Moska kishte rënë dakord në 2023 për t’ia shitur Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës një sërë pajisjesh ushtarake, përfshirë makina sulmuese, armë kundërtanke dhe një transportues të blinduar ajror të personelit. Autoblindat do të pajiseshin sipas specifikave kineze dhe Rusia do ta trajnonte një batalion elitar të parashutistëve kinezë për t’i përdorur këto makina.
Në kontratë, po ashtu, thuhej se Rusia do të transferonte teknologji në Kinë dhe do të lejonte që Kina të prodhonte armë të ngjashme.
Një marrëveshje e tillë do t'i forconte aftësitë manovruese ajrore të Kinës, një prej fushave të pakta ku ushtria e Moskës ka përparësi.
Rreth 800 faqe me kontrata dhe dokumente shoqëruese “duken autentike” dhe detajet nga dokumentet janë verifikuar në mënyrë të pavarur, thanë zbuluesit e tyre. Megjithatë, institute që i ka publikuar shtoi se ekziston mundësia që pjesë të dokumenteve të jenë ndryshuar apo hequr nga dosja e zbuluar. Vetë Moska nuk ka komentuar për këto dokumente të zbuluara.

Përurohet lidhja ndërkufitare, pjesë e marrëv Kosovë-Shqipëri/ Kurti: Rruga Gorozhup-Pogaj, dëshmi që po ecim në drejtimin e duhur
Është përuruar rruga ndërkufitare Gorozhup (Has të Prizrenit)-Pogaj, projekt ky në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.......

OpenAI hap një epokë të re tregtie/ Blerje direkte në ChatGPT, ja si do të funksionojë procesi
Në një lëvizje që mund të ridrejtojë rrjedhën e tregtisë online, OpenAI njoftoi funksionalitetin Instant Checkout për ChatGPT, në bashkëpunim me Etsy dhe......

Centrale diellore 105.6 MW në Memaliaj, Selenicë e Malësi/ Aplikimet e reja pranë MIE, projektet nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
Interesi i sektorit privat për ndërtimin e centraleve fotovoltaike mbetet në rritje, teksa 3 aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së......

Milot – Balldre, shtyhet afati për dorëzimin e ofertave/ Kontrata e koncesionit 365 mln euro, punimet duhet të mbyllen 30 muaj nga nënshkrimi
Kompanitë do të kenë edhe një javë shtesë për dorëzimin e ofertave për aksin rrugor Milot – Balldre. Gjatë rihapjes së garës nga Ministria e......

Bosnje-Hercegovina, 137 mln euro për Korridorin 5/ Aksi rrugor luan një rol kyç për transportin dhe tregtinë në rajon
Qeveria e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftoi se ka siguruar një grant prej 136.7 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e një segmenti verior të......

Operacioni “SCAMS”, arrestime e konfiskime për mashtrim financiar/ Pranga administratorit të call-center, sekuestrohen mbi 100 mijë euro
Drejtoria për Hetimin të Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit ka zbuluar dhe mbyllur një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për......

Projektligj për fëmijët pa kujdes prindëror/ Mbështetje financiare për familjet kujdestare
Qeveria kahedhur për konsultim publik një projektligj të ri për kujdesin alternativ në familje. kujdesi për fëmijët që mbeten pa prindër ose në rrezik......

“Investitorët i besojnë më shumë lekut”/ Fondet në valutë rriten, por tregu i investimeve dominohet nga ato në monedhën vendase
Tregu i fondeve të investimit në Shqipëri vijon të zgjerohet, megjithatë të dhënat e fundit tregojnë një dinamikë të ndryshme mes fondeve që operojnë në......