Shqipëria Postuar më 3 Mars 2023, 13:48

Si do të shpërndahen 4 milionë euro për blegtorinë? - Jaupllari: Synojmë të fuqizojmë sektorin, prioritet siguria ushqimore

Nga SCAN TV
Si do të shpërndahen 4 milionë euro për blegtorinë? -

Rreth 4 milionë euro do të jenë të dedikuara vetëm për sektorin e blegtorisë në vend me qëllim fuqizimin e tij dhe ndaljen e rënies përgjatë këtyre viteve.

Në një intervistë për SCAN TV, zv.Ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari, thekson se kjo mbështetje jepet nga qeveria zvicerane dhe do të shtrihet deri në vitin 2025.

Sipas tij, duke i dhënë blegtorisë prioritet synohet të ndryshohet pamja aktuale e sektorit dhe të frenohet emigracioni.

Së fundmi është miratuar edhe vendimi për Skemën Kombëtarë të Subvencionit në bujqësi për vitin 2023, ku në total janë vendosur 3.3 miliardë lekë dhe blegtoria përfiton afro 1/3 e fondeve.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat