Shqipëria Postuar më 3 Mars 2023, 13:49

Cilësia e furnizimit me energji - Furnizuesit ankohen për rregullohen: Të ketë ndarje sipas tensionit të klientit

Nga SCAN TV
Cilësia e furnizimit me energji - Furnizuesit ankohen për rregullohen:

Shoqata Shqiptare e Furnizuesve me Energji Elektrike ka shprehur pakënaqësi në lidhje me rregulloren, që përcakton arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit. Përmes një shkrese, drejuar Entit Rregullator të Energjisë, shoqata kërkon një ndarje të treguesve që duhet të përmbushen, në bazë të nivelit të tensionit të klientit fundor.

“Duke konsideruar që furnizuesit alternativë adresojnë një numër mjaft të kufizuar klientësh fundorë, gjykojmë që është mjaft e rëndëisshme që të ketë një ndarje të qartë të detyrave, përgjegjësive dhe të drejtave të funizuesve, ndarje e cila t’i atribuohet nivelit të tensionit të klientit fundor”, - thuhet ndër të tjera në shkresë.

Numri i kufizuar i klientëve argumentohet me faktin se Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, nga 01.01.2023 parashikohet që të furnizojë të gjithë tensionin e mesëm dhe të ulët.

Po ashtu, sipas Shoqatës së Furnizuesve, rregullorja nuk ka marrë në konsideratë faktin që klientët fundorë, të lidhur në tensionin të lartë ose të mesëm, përfaqësojnë industri dhe organizata plotësisht të strukturuara dhe në këto kushte dhe produktet që i ofrohen kësaj kategorie janë plotësisht të personalizuara.

Ndër të tjera, kriteret e cilësisë së furnizimit vendosin një sërë parametrash për kohëzgjatjen e ndërprerjeve të energjisë apo kohën e rikthimit të energjisë.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat