10 mijë biznese kontrollohen për kushtet e punës - Rritet me 24.4% numri i të gjobiturve për shkelje të Kodit

Mbi 10 mijë biznese kanë kaluar në filtrin e inspektimeve të Inspektoratit Shtetëror të Punës përgjatë vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare të siguruara nga SCAN TV, 135 subjekte janë gjobitur për shkak të shkeljes së Kodit të Punës. Të dhënat tregojnë se për vitin që lamë pas, janë 24.4 % më shumë dënime kryesore me gjobë krahasuar me vitin 2021.
Vlera totale e gjobave të vendosura arrin në 28.3 milionë lekë apo afro 246 mijë euro, me një rritje me rreth 23.6 për qind krahasimisht me 2021-shin.
Kontrollet në subjekte të kryera nga ky institucion fokusohen kryesisht tek inspektimet në punë për kushte punë të denja; për hetimin e aksidenteve në punē; mbrojtje e punëmarrësve në ushtrimin e profesionit të tyre; për ligjshmëri në zbatimin e kohëzgjatjes së punës; pagesës për punë të kryer konform legjislacionit; sigurimit të çdo punëmarrësi; higjienës dhe mirëqenies në vendin e punës; punësimit të ligjshëm të fëmijëve; për të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga kontrata individuale e punës; për marrëveshjet kolektive në punë ; Si dhe për çështje të tjera, që lidhen ngushtë me marrëdhëniet e punës si dhe sigurinë dhe shëndetit në punë që kanë qenë pjesë e punës në çdo subjekt të kontrolluar.
Rritja e masave të ndërmarra ndaj subjekteve tregon shkujdesin e tyre në drejtim të zbatimit me rigorozitet të Kodit të Punës gjë që krijon padrejtësi tek punonjësit. Në total janë inspektuar 227 mijë vende pune.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Spanja analizon mungesën e perimeve në Britani - Shkaqet/ Brexit, moti i ftohtë dhe planifikimi i keq
Ministri spanjoll i bujqësisë deklaroi se planifikimi i keq nga Britania, problemet e shkaktuara nga Brexit si dhe moti i ftohtë janë arsyet kryesore për......

Efekti domino i Tik Tok: Shtohen institucionet e BE-së që po ndalojnë aplikacionin!
Vendimi befasues i Komisionit Europian për të ndaluar TikTok në pajisjet e lidhura me punën ka shkaktuar një efekt domino në të gjithë Brukselin dhe më gjerë,......

Dëshironi të zhvendoseni në Europë? - Vendet e BE-së që mirëpresin më shumë dhe më pak qytetarët e rinj!
Vendet e BE-së dhanë një numër rekord shtetësish në vitin 2021, tregojnë shifrat e reja. Një total prej 827,300 personash morën nënshtetësinë në vendet anëtare......

Këto 5 gabime mund t'ju kushtojnë para kur të rezervoni pushimet tuaja të ardhshme!
Shumë prej nesh bëjmë gabime teksa rezervojmë pushimet tona jashtë shtetit duke mos menduar për asnjë nga detajet e tjera deri pak para se të nisemi. Sipas......

Plani i Britanisë për të përfituar nga bumi i erës në det të hapur po dështon!
Ka më shumë ferma me erë nëpër ujërat britanike se kudo tjetër në botë, por bizneset dhe punëtorët vendas nuk kanë arritur ende të korrin shpërblimet. Ky është......

Cilësia e furnizimit me energji - Furnizuesit ankohen për rregullohen: Të ketë ndarje sipas tensionit të klientit
Shoqata Shqiptare e Furnizuesve me Energji Elektrike ka shprehur pakënaqësi në lidhje me rregulloren, që përcakton arritjen e treguesve të cilësisë së......

Si do të shpërndahen 4 milionë euro për blegtorinë? - Jaupllari: Synojmë të fuqizojmë sektorin, prioritet siguria ushqimore
Rreth 4 milionë euro do të jenë të dedikuara vetëm për sektorin e blegtorisë në vend me qëllim fuqizimin e tij dhe ndaljen e rënies përgjatë këtyre......

Bien normat e bonove, qytetarët kthejnë lekët në banka - Depozitat në sistem u shtuan me 14 miliardë lekë në dy muaj, oferta të shumta
Rënia e fortë e normave të ineteresave të bonove të thesarit, veçanërisht gjatë muajit janar, ka shkaktuar edhe një zhvendosje masive të fondeve nga letrat me......