Franca dhe Italia, gati për një tjetër vit të thatë - Tkurren lumenjtë dhe liqenet në Europën Perëndimore

Italia dhe Franca po përgatiten për të dytin vit radhazi thatësire pas një dimri anormalisht të thatë. Në të gjithë zonat e Europës Perëndimore, shtretërit e lumenjve të tharë dhe tkurrja e liqeneve janë aktualisht një pamje e zakonshme.
Qeveritë po hartojnë plane veprimi për t'u përgatitur për rendimentet e zvogëluara të të korrave - dhe për të kufizuar përdorimin e ujit përpara asaj që ka të ngjarë të jetë një verë tjetër e nxehtë dhe e thatë. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vendosur të emërojë një "komisioner të jashtëzakonshëm me kompetenca ekzekutive" për të zbatuar planin e qeverisë për betejën kundër thatësirës. Ekspertët thonë se hera e fundit që vendi përjetoi dy vite thatësire të njëpasnjëshme ishte 1989-90, por kushtet janë më të rënda tani. Me reshjet e pakta të dëborës dimërore që përkthehen në shkrirje jashtëzakonisht të pamjaftueshme të borës për të furnizuar përrenjtë dhe degët që derdhen në lumin Po, fermerët në rajonin Emilia-Romagna të Italisë shqetësohen se mund të duhet të braktisin kulturat tradicionale si misri dhe soja dhe të mbjellin luledielli në vend të tyre.
Reshjet e regjistruara në Itali në fund të muajit të kaluar, duket se dëmtuan dhe më shumë disa prej fermerët. Një kombinim i temperaturave më të ulëta, borës dhe ngricave kërcënuan kulturat frutore që, për shkak të një dimri më të ngrohtë, tashmë kishin filluar të lulëzojnë, veçanërisht pemët e bajameve, pjeshkës dhe qershisë.
Nga ana tjetër Franca regjistroi 32 ditë pa shi këtë dimër - thatësira më e gjatë e dimrit që nga fillimi i mbajtjes së regjistrave në vitin 1959. Nivelet e borës në Alpet Franceze, Pirenej dhe vargmalet e tjera malore franceze janë gjithashtu shumë më të ulëta se zakonisht për këtë periudhë të vitit. Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se qeveria e tij do të hartonte një "plan urgjent uji" në mars.
Dy verat e fundit në Francë gjithashtu ishin jashtëzakonisht të thata, duke nxitur disa fermerë të konsiderojnë kalimin në kultura të reja.
Në Gjermani, ekspertët thonë se shiu në fillim të vitit nuk do të mjaftojë për të rimbushur pjesët më të thella të tokës që janë tharë në nivele shqetësuese vitet e fundit. Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë tha se thatësira dhe nxehtësia çuan në një rënie të ndjeshme të korrjes së perimeve vitin e kaluar, e cila ishte 12% më pak në krahasim me vitin 2021 - një vit rekord - dhe 2% më pak në krahasim me mesataren pesëvjeçare.
Falë shiut të fundit në Spanjë, rezervat ujore janë në kapacitetin 51%, shumë më tepër se 35% e fundit të vitit 2022. Viti i kaluar ishte viti i tretë më i thatë në Spanjë dhe më i nxehti që nga viti 1961. Moti i thatë mbetet një shqetësim në rajonin e Katalonjës të Spanjës, ku përdorimi i ujit është kufizuar në bujqësi dhe industri që nga nëntori dhe përdorimi i ujit të pijshëm për të larë makinat ose për të mbushur pishinat është i ndaluar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Britania heton ndalimin e tregtimit të nikelit - Pezullimi i bursës së metaleve hyri në fuqi në 2022
Autoriteti i Sjelljes Financiare të Britanisë ka nisur një hetim për zbatimin e pezullimit të bursës së metaleve të Londrës, më saktë ndalimin e tregtimit të......

Më pak leje minerare aktive - SHIFRAT/ Viti 2022 u mbyll me 554 leje, aktiviteti dominohet nga kromi dhe guri gëlqeror
Numri i lejeve aktive në sektorin minerar ka pësuar rënie përgjatë 2 viteve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore viti......

10 mijë biznese kontrollohen për kushtet e punës - Rritet me 24.4% numri i të gjobiturve për shkelje të Kodit
Mbi 10 mijë biznese kanë kaluar në filtrin e inspektimeve të Inspektoratit Shtetëror të Punës përgjatë vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare të siguruara......

Spanja analizon mungesën e perimeve në Britani - Shkaqet/ Brexit, moti i ftohtë dhe planifikimi i keq
Ministri spanjoll i bujqësisë deklaroi se planifikimi i keq nga Britania, problemet e shkaktuara nga Brexit si dhe moti i ftohtë janë arsyet kryesore për......

Efekti domino i Tik Tok: Shtohen institucionet e BE-së që po ndalojnë aplikacionin!
Vendimi befasues i Komisionit Europian për të ndaluar TikTok në pajisjet e lidhura me punën ka shkaktuar një efekt domino në të gjithë Brukselin dhe më gjerë,......

Dëshironi të zhvendoseni në Europë? - Vendet e BE-së që mirëpresin më shumë dhe më pak qytetarët e rinj!
Vendet e BE-së dhanë një numër rekord shtetësish në vitin 2021, tregojnë shifrat e reja. Një total prej 827,300 personash morën nënshtetësinë në vendet anëtare......

Këto 5 gabime mund t'ju kushtojnë para kur të rezervoni pushimet tuaja të ardhshme!
Shumë prej nesh bëjmë gabime teksa rezervojmë pushimet tona jashtë shtetit duke mos menduar për asnjë nga detajet e tjera deri pak para se të nisemi. Sipas......

Plani i Britanisë për të përfituar nga bumi i erës në det të hapur po dështon!
Ka më shumë ferma me erë nëpër ujërat britanike se kudo tjetër në botë, por bizneset dhe punëtorët vendas nuk kanë arritur ende të korrin shpërblimet. Ky është......