Europa Postuar më 4 Mars 2023, 10:41

Britania heton ndalimin e tregtimit të nikelit - Pezullimi i bursës së metaleve hyri në fuqi në 2022

Nga SCAN TV
Britania heton ndalimin e tregtimit të nikelit - Pezullimi i bursës

Autoriteti i Sjelljes Financiare të Britanisë ka nisur një hetim për zbatimin e pezullimit të bursës së metaleve të Londrës, më saktë ndalimin e tregtimit të nikelit në vitin 2022.

Hetimi do të rishikojë sjelljen, sistemet dhe kontrollet që Bursa ka aplikuar midis 1 janarit dhe 8 marsit të vitit të kaluar. Bursa e metaleve pezulloi tregtimin kaotik të nikelit më 8 mars 2022, pasi çmimet u dyfishuan në një rekord mbi 100 mijë dollarë për ton në pak orë.

Si Autoriteti, ashtu edhe Banka e Anglisë po analizojnë dhe vlerësojnë ndalimin e tregtimit prillin e kaluar. Bursa e metaleve të Londrës ngriti dy padi ndaj SHBA për kaosin e tregtimit të nikelit.

Banka e Anglisë tha se rishikimi i saj, kishte vënë në dukje disa mangësi në bazën e kleringut të bursës, duke shtuar se do të emëronte një monitorues të pavarur për të vlerësuar dhe raportuar mbi veprimet e saj korrigjuese. Ndërsa, Bursa e Metaleve tha në një deklaratë se kishte ndërmarrë hapa aktivë për të rritur likuiditetin dhe transparencën në tregun e nikelit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat