Shqipëria Postuar më 4 Mars 2023, 10:40

Më pak leje minerare aktive - SHIFRAT/ Viti 2022 u mbyll me 554 leje, aktiviteti dominohet nga kromi dhe guri gëlqeror

Nga SCAN TV
Më pak leje minerare aktive - SHIFRAT/ Viti 2022 u mbyll me 554 leje,

Numri i lejeve aktive në sektorin minerar ka pësuar rënie përgjatë 2 viteve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore viti 2022 u mbyll me 554 leje aktive, ndërkohë që në vitin 2020 numri i këtyre subjekteve ishte 580.

Aktualisht, aktiviteti minerar dominohet nga nxjerrja e mineralit të kromit, me 235 leje aktive, nga 261 që ky numër ishte që vitin 2020. Ndërkohë që, pas tij vijnë lejet për gur gëlqeror, gëlqror të mermerizuar dhe gëlqeror dekoartiv me 185 subjekte aktive, një numër i njëjtë me 2 vite më parë.

Pjesa tjetër e aktivitetit minerar në vend shtrihet te lejet e bakrit, rërës bituminoze, hekur nikelit apo argjilës. Ndërkaq, AKBN nuk ka publikuar ende të dhënat që vijnë nga vetëraportimet e subjekteve, që lidhen me sasinë e mineraleve të nxjerrë apo vlerën e investimeve, që janë realizuar gjatë vitit që lamë pas.

Ndërkaq, herë pas here Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpall ftesa për pjesëmarrje në procedura konkurruese për leje të reja minerare, bazuar në planin 2022-2024 për zhvillimin e sektorit minerar. Sipas këtij të fundit zhvillimi i aktivitetit minerar për këtë periudhë do të fokusohet pikërisht në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar.

Në bazë të dokumentit zyrtar parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare, teksa vetëm një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat