Shqipëria Postuar më 4 Mars 2023, 10:44

2023, Kadastra do skanojë mbi 2 milionë dosje pronash - 5 milionë dollarë për Qendrën Dixhitale Kadastrale, 3.1 milionë pasuri në sistem

Nga SCAN TV
2023, Kadastra do skanojë mbi 2 milionë dosje pronash - 5 milionë

Dixhitalizimi i plotë i kartelave të pasurive të paluajtëshme duket se do të jetë prioriteti kryesor i Kadastrës për këtë vit. Qeveria ka miratuar buxhetin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku ka parashikuar për këtë proces një fond prej rreth 5 milionë dollarëshë. Në total buxheti për Kadastrën do të jetë rreth 50 milionë dollarë.

Në vendimin e Qeverisë nënvizohet se pritet që përmes këtij procesi të dixhitalizohen të dhënat kadastrale për 3.18 milionë pasuri të paluajtëshme. Paralelisht do të kryhet edhe skanimi i 2.1 milionë dosjeve pasurish të paluajtëshme.

Ndërkohë që nuk do të jenë vetëm këto fondet që do përdoren përë këtë qëllim. Kadastra Shqiptare ka nisur prej kohësh një proces masiv dixhitalizimi të hartave me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian nëpërmjet Projektit “BE për te Drejtat e Pronësisë”, i financuar nga fondet IPA, është angazhuar për financimin e procesit të skanimit të hartave kadastrale të pasurive të paluajtshme. Të dy këto procese komplementare do të realizojnë dixhitalizimin e plotë të të dhënave kadastrale mbi pasuritë e paluajtshme, duke i hapur rrugë përmirësimit sistematik dhe korrigjimit të gabimeve dhe mangësive mbi këto të dhëna të trashëguara ndër vite, që ndikojnë direkt si në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve ashtu dhe në zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme.

Të dyja këto projekte së bashku, parashikojnë ?????????????? ??? ???????? ? ????? ?? ?????? ??????????? ??? ????? ??.??? ??????????? ????????????, që mbulojnë të gjithë territorin e Republikës.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat