Fundvit i shkëlqyer për Tesla - Elon Musk parashikon rritje prodhimi dhe shitjesh me rreth 50%

Shefi Ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, tha se priste që prodhuesi i makinave elektrike të kishte një tremujor të katërt të vitit "të shkëlqyer" edhe pse kompania ndoshta do të humbiste objektivat e saj këtë vit.
Miliarderi u tha analistëve se kishte kërkesë të shkëlqyer për tremujorin e katërt, duke adresuar shqetësimin e investitorëve se blerësit mund të dekurajohen nga ekonomia e dobët globale dhe çmimet e larta për automjetet Tesla.
"Ne jemi jashtëzakonisht të sigurt për një tremujor të katërt të mrekullueshëm dhe parashikojmë të vazhdojmë të rrisim prodhimin, shitjet dhe dërgesat tona të automjeteve me mesatarisht me 50%", deklaroi Musk.
Tesla po zgjerohet me shpejtësi pavarësisht shqetësimeve ekonomike globale. Ndërkohë, Musk, po ndjek blerjen e Twitter pasi më herët u përpoq të tërhiqej nga marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh.
"Unë jam i emocionuar për situatën në Twitter dhe mendoj se është një aset që ka mbetur në hije për një kohë të gjatë, por ka një potencial të jashtëzakonshëm", tha ai.
Tesla ka regjistruar një rënie të vlerës së aksioneve me rreth 50% nga nivelet më të larta rekord nëntorin e kaluar, pasi investitorët u trembën nga tkurrja e ekonomisë globale dhe oferta e Musk për të blerë kompaninë e mediave sociale Twitter.
Vlera e tregut të Tesla tani është nën 700 miliardë dollarë, ndërsa Apple vlen 2.3 trilionë dollarë dhe prodhuesi i naftës Saudi Aramco 2.1 trilionë dollarë.
Analistët kishin pritur që Musk të shprehte optimizëm për Teslën. Por, ai është përpjekur të mbledhë para’ për të financuar marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e Twitter. Disa ekspertë thonë se Musk mund të ketë nevojë të shesë rreth 3 miliardë dollarë më shumë në aksione pas shpalljes së fitimeve për të ndihmuar në financimin e marrëveshjes.
SCAN
Sondazh

Serie A synon trefishimin e të ardhurave - E drejta televizive jashtë Italisë parashikon rreth 1.9 miliard euro në 2027-2030
Seria A e Italisë po kërkon të trefishojë të ardhurat e saj nga transmetimet ndërkombëtare deri në vitin 2030 përballë rritjes së ngadaltë në vend, tregon një......

N26 do të nisë tregtimin e kriptove në Austri - Banka gjermane online njofton se do të lehtësojë tregtimin për rreth 200 kriptomonedha
Banka gjermane online N26 tha të enjten se do të fillojë të lejojë disa klientë në Austri të tregtojnë kriptovaluta. Sipas bankës, do të zgjerohet shërbimi për......

Siguria kibernetike, prioritetet e qeverisë italiane - Avokati Stefano Mele: Strategji reagimi ndaj sulmeve ransomware
Siguria kibernetike nuk duket se është në krye të prioriteteve të qeverisë së re në Itali, pavarësisht sulmeve në rritje. Sipas avokatit Stefano Mele, të......

6,3 miliard euro për karikimin e makinave elektrike - Synimi ambicioz i qeverisë gjermane i publikuar nga qeveria
Gjermania synon të zgjerojë masivisht rrjetin e karikimit për makinat elektrike, duke shpenzuar 6.3 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshëm, pasi pret që......

Buxheti francez miratohet me akt normativ! - Qindra amendamentet e opozitës “trembin” Macron
Qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron tha se nuk do ta miratojë projektligjin e buxhetit të vitit 2023 përmes dhomës së ulët të parlamentit, duke......

Nafta argjilore, burim energjie në Estoni - Shtetet Baltike u rikthehen prodhimit nga termocentralet, pas “largimit” nga energjia ruse
Kur shtetet Baltike u “larguan” nga energjia ruse dhe ndaluan importet e tjera në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska, Estonia rivuri në punë......

Sa do t’i kushtojnë buxhetit koncesionet në 2023 - 13.5 miliardë lekë për 11 kontrata PPP
Buxheti i shtetit do të paguajë 13.5 miliardë lekë për kontratat koncesionare PPP që janë aktive. Aktualisht janë 11 kontrata koncesionare apo partneriteti......

Tetori, 5% më shumë kursim energjie - Balluku: vetëm në 17 ditët e para. Bushati: keni harxhuar 300 milionë euro në 8 muaj
5% më pak konsum energjie është arritur në dy javët e para të tetorit me anë të planit të kursimit sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda......