Franca do të ‘funksionojë’ deri në 65 vjeç: Kryeministrja do të zbulojë reformën e diskutueshme të pensioneve!

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne do të zbulojë të martën detajet e një projekti jashtëzakonisht të diskutueshëm të reformës së pensioneve për të rritur moshën e pensionit në 65 vjeç. Plani tashmë ka zemëruar një shumicë të madhe votuesish dhe do të jetë një test kyç i aftësisë së presidentit francez Emmanuel Macron për të zbatuar ndryshim.
Duke folur përpara bisedimeve të ashpra me sindikatat që i kanë rezistuar ashpër çdo ndryshimi, Borne i tha radios FranceInfo se mosha 65 vjeçare "nuk është e vendosur në gur". Ajo shtoi se "zgjidhje të tjera" mund të ndihmojnë qeverinë të arrijë objektivin e saj për të balancuar sistemin e pensioneve deri në vitin 2030.
Rishikimi do të ishte një nga më të gjerat në një seri reformash pensionesh të miratuara nga qeveritë e njëpasnjëshme si në të majtë ashtu edhe në të djathtë në dekadat e fundit, me synimin për t'i dhënë fund mangësive buxhetore.
Ajo që është e qartë është se francezëve do t'u duhet të punojnë më gjatë se sa aktualisht.
Rezultati më i mundshëm do të shihte rritjen e moshës së pensionit në 64 nga 62 që është aktualisht. Macron fillimisht mbështeti 65, por heqja dorë nga një vit do ta bëjë më të lehtë miratimin e reformës në parlament.
Por për sindikatat, të cilat të gjitha kanë refuzuar rritjen e moshës së pensionit, 64 apo 65 nuk kanë shumë rëndësi. Çdo ndryshim në moshën e pensionit do të ishte "një vijë e kuqe", tha Laurent Berger, kreu i sindikatës së moderuar CFDT.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Gati projektligji: Gjermani a do të lehtësojë marrjen e nënshtetësisë për qytetarët jashtë BE-së!
Kush do të bëhet gjerman në të ardhmen, nuk do të duhet të dorëzojë patjetër nënshtetësinë e vendit origjinë. Kjo del nga një draft i projektligjit për......

Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Vijojnë të rikuperojnë pikë monedhat e huaja
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të regjistrojë rikuperim të kuotës në raport me javën e kaluar teksa është blerë me 108.7 lekë dhe është shitur me 110.7......

Eurocontrol ul tarifat e aeroporteve shqiptare - Aplikohet interes i lartë për pagesat e vonuara
Organizata e menaxhimit të trafikut ajëror, Eurocontrol vendosi që tarifat për vitin 2023 në aeroportin e Tiranës dhe të Kukësit të pësojnë......

“55 centrale diellore presin “OK”, u dhanë vetëm 7 leje” - Balluku: Gati PPP-ja e radhës për rrugë. Rindërtimi nuk mbyllet sivjet në 7 bashki
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku premton se gjatë vitit 2023 do të rritet numri i lejeve për parqe diellore”. Në një konferencë të......

Përllogaritjet/ Sa para’ do na duhet të paguajmë për sigurimin nga tërmetet? - Iniciativa e qeverisë, kategoritë që preken dhe sa do të paguajnë qytetarët
Ministria e Financave planifikon që përgjatë këtij viti të bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmeti. Kjo iniciativë ka nisur 3 vite më parë, fill......

Cilat janë 4 bashkitë që kanë kredi në banka? - 2 milionë euro të mbartura ndër vite. Si do të shlyhen
Pavarësisht se marrja e kredive në sistemin bankar është një mundësi financimi në dispozicion të bashkive, huamarrja vendore vlerësohet të jetë një instrument......

Mbarojnë “ditët e bukura” të lekut - Monedha e përbashkët europiane fiton terren brenda dy javësh nga nënçmimi rekord
Pas një renie rekord në fitët e fundit të dhjetorit nën kuotën mesatare 113 lekëve, euro po shënon rritje të fortë në janar. Këtë të hënë, kursi mesatar i......

Përmirësohet besimi në ekonomi, pritet rënie çmimesh - Banka e Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike rritje me 2.7 pikë në muajin dhjetor
Fundi i vitit 2022 ka sjellë përmrësim te besimit në ekonomi qoftë të bizneseve, ashtu edhe të konsumatorëve. Sipas rezultateve të anketës mbi besimin e......