“55 centrale diellore presin “OK”, u dhanë vetëm 7 leje” - Balluku: Gati PPP-ja e radhës për rrugë. Rindërtimi nuk mbyllet sivjet në 7 bashki

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku premton se gjatë vitit 2023 do të rritet numri i lejeve për parqe diellore”. Në një konferencë të gjatë, ku prezantoi arritjet e vitit që lamë pas dhe projektete për vitin 2023, Balluku tha se në ministri janë 55 projekte që presim miratim, ndërkohë që gjatë vitit 2022, u dhanë vetëm 7 leje.
Investitorët prej kohësh kanë rritur interesin për këto centrale, por pavarësisht kësaj dhe krizës energjetike, hapat për materializimin e lejeve kanë qenë të ngadaltë. Ndërkaq, pas shumë vitesh në tavolinë, qeveria duket se ka rikthyer edhe çështjen e TEC-it të Vlorës, ku sipas deklaratës së radhës, pritet nisja e funksionimit në dhjetor të vitit 2023. Sa i takon sektorti të transporti rrugor, Balluku paralajmëroi se po përgatitet procedura e radhës për partneritetin publik-privat e më konkretisht për segmentin Milot – Balldre.
Balluku foli edhe për rishpërndarjen e taksës që do të mblidhet nga prodhuesit e energjisë, por deri më tani nuk ka asnjë detaj sesi do të shpërndahet fondi 8.3 mld lekë që parashikohet të mblidhet.
Pjesë e prezantimit ishte edhe procesi ii rindërtimit, pas tërmetit të vitit 2019, që tashmë I është kaluar Ministrisë së Infrastruktuyrës dhe Energjisë . Sipas deklaratave gjatë vitit 2023 parashikohet të mbyllet procesi në Bashkitë Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamëz, ndërkohë që në 7 bashki të tjera, që janë: Lezha, Mirdita, Kurbini, Kruja, Durrsi, Vora dhe Tirana nuk ka një afat se kur qytetarët do të mund të marrin banesat e tyre.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Përllogaritjet/ Sa para’ do na duhet të paguajmë për sigurimin nga tërmetet? - Iniciativa e qeverisë, kategoritë që preken dhe sa do të paguajnë qytetarët
Ministria e Financave planifikon që përgjatë këtij viti të bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmeti. Kjo iniciativë ka nisur 3 vite më parë, fill......

Cilat janë 4 bashkitë që kanë kredi në banka? - 2 milionë euro të mbartura ndër vite. Si do të shlyhen
Pavarësisht se marrja e kredive në sistemin bankar është një mundësi financimi në dispozicion të bashkive, huamarrja vendore vlerësohet të jetë një instrument......

Mbarojnë “ditët e bukura” të lekut - Monedha e përbashkët europiane fiton terren brenda dy javësh nga nënçmimi rekord
Pas një renie rekord në fitët e fundit të dhjetorit nën kuotën mesatare 113 lekëve, euro po shënon rritje të fortë në janar. Këtë të hënë, kursi mesatar i......

Përmirësohet besimi në ekonomi, pritet rënie çmimesh - Banka e Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike rritje me 2.7 pikë në muajin dhjetor
Fundi i vitit 2022 ka sjellë përmrësim te besimit në ekonomi qoftë të bizneseve, ashtu edhe të konsumatorëve. Sipas rezultateve të anketës mbi besimin e......

Pse një dollar amerikan i fortë është i keq për "pjesë tjetër të botës"!
Dollari amerikan është monedha dominuese në botë dhe luan një rol kyç në tregtinë globale. Ndërsa ky mund të duket si një lajm i mirë për amerikanët, është një......

Cili qark ka më shumë makina, e cili më pak? - Durrësi kryeson me 279 mjete për 1 mijë banorë. Korça, e fundit
Referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, këtë herë, “Scan Intel ka bërë një llogaritje ndryshe të mjeteve rrugore në Shqipëri në raport me numrin e......

Zviceranët, të shqetësuar për financat e tyre - Qytetarët po vuajnë humbjen më të madhe të fuqisë blerëse në 80 vjet
Për herë të parë që nga viti 2017, zviceranët janë të shqetësuar për gjendjen e tyre financiare. Sipas një sondazhi të Institutit Innofact, 27.5% e të......

Britania tërheq gjithnjë e më pak investime - Prodhuesit paralajmërojnë se vendi nuk është më konkurues
Britania është bërë më pak konkuruese dhe më pak tërheqëse për investitorët e huaj si rezultat i rritjes së cmimit të energjisë dhe trazirave të fundit......