Cilat janë 4 bashkitë që kanë kredi në banka? - 2 milionë euro të mbartura ndër vite. Si do të shlyhen

Pavarësisht se marrja e kredive në sistemin bankar është një mundësi financimi në dispozicion të bashkive, huamarrja vendore vlerësohet të jetë një instrument i përdorur nga një grup i kufizuar bashkish në Shqipëri.
Të dhënat nga regjistri i borxhit për qeverinë vendore tregojnë se huamarrja është një instrument i përdorur në vitin 2010 (nga bashkitë Korçë, Pogradec, Vlorë dhe Elbasan) dhe vitin 2014 (bashkitë Korçë dhe Lezhë), me qëllim financimin e projekteve infrastrukturore. Pas vitit 2014, asnjë nga 61 bashkitë nuk rezulton të ketë marrë hua pavarësisht se nevojat për investime vlerësohet të jenë të mëdha dhe buxhetet kapitale të bashkive të pamjaftueshme për t’i përmbushur ato.
Referuar raportit të CoPlan mbi huamarrjen vendore, në fund të muajit Shtator të vitit 2022, bashkitë Korçë, Vlorë, Elbasan dhe Lezhë rezultojnë të kenë hua aktive në sistemin bankar vendas. Të dhënat e përditësuara për tremujorin e tretë të 2022 për huamarrjen vendore, tregojnë shlyerje të detyrimeve për rreth 85 milionë lekë krahasuar me vitin 2021 duke regjistruar një nivel total ekspozimi të katër bashkive sëbashku prej 230 milionë lekë apo 2 milionë euro në total.
Konsumimi i hapësirës për huamarrje të brendshme nga qeveria qendrore duket të ketë lënë pak vend për bashkitë për të aksesuar fonde të reja në funksion të ushtrimit të aktivitetit e tyre korrent dhe kapital. Ndërkohë projekligji i nxjerrë për konsultim së fundmi mbi financat e qeverisjes vendore synon që bashkitë që rezultojnë me kredi të mund të çlirohen nga ato duke filluar nga viti 2024.
Pavarësisht nevojave për investimeve, 61 bashkitë në vend nuk duket të synojnë përdorimin e huamarrjes vendore. Pengesë në këtë drejtim, vlerësohet të përfaqësojë prania e një stoku të konsiderueshëm detyrimesh të prapambetura vlerësuar të jetë 20 herë më i lartë se stoku i borxhit të qeverisjes vendore. Këto detyrime në masë të madhe janë krijuar përpara reformës administrative dhe territoriale (RAT) dhe pjesërisht janë krijuar pas reformës ndër vite ndër vite.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Mbarojnë “ditët e bukura” të lekut - Monedha e përbashkët europiane fiton terren brenda dy javësh nga nënçmimi rekord
Pas një renie rekord në fitët e fundit të dhjetorit nën kuotën mesatare 113 lekëve, euro po shënon rritje të fortë në janar. Këtë të hënë, kursi mesatar i......

Përmirësohet besimi në ekonomi, pritet rënie çmimesh - Banka e Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike rritje me 2.7 pikë në muajin dhjetor
Fundi i vitit 2022 ka sjellë përmrësim te besimit në ekonomi qoftë të bizneseve, ashtu edhe të konsumatorëve. Sipas rezultateve të anketës mbi besimin e......

Pse një dollar amerikan i fortë është i keq për "pjesë tjetër të botës"!
Dollari amerikan është monedha dominuese në botë dhe luan një rol kyç në tregtinë globale. Ndërsa ky mund të duket si një lajm i mirë për amerikanët, është një......

Cili qark ka më shumë makina, e cili më pak? - Durrësi kryeson me 279 mjete për 1 mijë banorë. Korça, e fundit
Referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, këtë herë, “Scan Intel ka bërë një llogaritje ndryshe të mjeteve rrugore në Shqipëri në raport me numrin e......

Zviceranët, të shqetësuar për financat e tyre - Qytetarët po vuajnë humbjen më të madhe të fuqisë blerëse në 80 vjet
Për herë të parë që nga viti 2017, zviceranët janë të shqetësuar për gjendjen e tyre financiare. Sipas një sondazhi të Institutit Innofact, 27.5% e të......

Britania tërheq gjithnjë e më pak investime - Prodhuesit paralajmërojnë se vendi nuk është më konkurues
Britania është bërë më pak konkuruese dhe më pak tërheqëse për investitorët e huaj si rezultat i rritjes së cmimit të energjisë dhe trazirave të fundit......

Në 2022 Apple vlente 3 trilionë dollarë - Aktualisht, vlera e kompanisë është nën 2 trilion dollarë
Sipas Bloomberg, vlerësimi aktual i Apple ka zbritur nën 2 trilionë dollarë për herë të parë që nga marsi 2021. Aksionet e kompanisë së drejtuar nga Tim Cook u......

Shkollat publike në SHBA, në luftë me teknologjinë - Seatle hedh në gjyq rrjetet sociale: Dëmtojnë adoleshentët!
Shkollat publike në Seatle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hedhur në gjyq gjigantët e teknologjisë pronarë të TikTok, Instagram, Facebook, YouTube......