Cili qark ka më shumë makina, e cili më pak? - Durrësi kryeson me 279 mjete për 1 mijë banorë. Korça, e fundit

Referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, këtë herë, “Scan Intel ka bërë një llogaritje ndryshe të mjeteve rrugore në Shqipëri në raport me numrin e banorëve. Llogaritja është bërë vetëm për mjetet rrugore për pasagjerë, për vitin 2021, sipas qarqeve. Mjetet rrugore për pasagjerë përfshijnë kategoritë e automjeteve dhe autobuzëve, mjetet të cilat përdoren vetëm për transportin e pasagjerëve.
Sipas të dhënave, qarku i Durrësit llogarit numrin më të lartë të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1,000 banorë, me 278.6 të tilla për vitin 2021. Në renditje si qarku i dytë me numrin më të lartë të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1,000 banorë është Lezha me 257.6 mjete, pasuar nga Gjirokastra në vend të tretë me 236.9 mjete. Kryeqyteti renditet në vend të katërt me 222.9 mjete rrugore për pasagjerë në raport me popullsinë, pasuar nga Vlora dhe Shkodra, me 224 dhe 220 mjete për 1 mijë banorë. Ndërkohë, mesatarja kombëtare për mjetet rrugore për pasagjerë për 1,000 banorë është llogaritur në 213.8 të tilla përgjatë vitit 2021. Në fund si qarqet me më pak mjete rrugore sa i përket transportit të pasagjerëve janë Korça me 149.9 mjete për 1,000 banorë, ndjekur nga Dibra me 155.2 mjete dhe Elbasani me 156.
Renditja e Durrësit në vend të parë në këtë renditje lidhet ngushtë edhe me shitbljerjen e automjeteve, pasi në këtë qark është i përqëndruar jo vetëm tregu më i madh i tyre, por edhe një sërë subjektesh të vogla të cilat kanë pikërisht shitbljeren e mjeteve rrugore si subjekt të aktivitetit të tyre.
Nga ana tjetër, po të flasim për numrin e mjeteve rrugore të cilat përdoren për mallra, në vend të parë me numrin më të lartë gjejmë të renditur Gjirokastrën me 21.7 mjete për 1,000 banorë.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Zviceranët, të shqetësuar për financat e tyre - Qytetarët po vuajnë humbjen më të madhe të fuqisë blerëse në 80 vjet
Për herë të parë që nga viti 2017, zviceranët janë të shqetësuar për gjendjen e tyre financiare. Sipas një sondazhi të Institutit Innofact, 27.5% e të......

Britania tërheq gjithnjë e më pak investime - Prodhuesit paralajmërojnë se vendi nuk është më konkurues
Britania është bërë më pak konkuruese dhe më pak tërheqëse për investitorët e huaj si rezultat i rritjes së cmimit të energjisë dhe trazirave të fundit......

Në 2022 Apple vlente 3 trilionë dollarë - Aktualisht, vlera e kompanisë është nën 2 trilion dollarë
Sipas Bloomberg, vlerësimi aktual i Apple ka zbritur nën 2 trilionë dollarë për herë të parë që nga marsi 2021. Aksionet e kompanisë së drejtuar nga Tim Cook u......

Shkollat publike në SHBA, në luftë me teknologjinë - Seatle hedh në gjyq rrjetet sociale: Dëmtojnë adoleshentët!
Shkollat publike në Seatle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hedhur në gjyq gjigantët e teknologjisë pronarë të TikTok, Instagram, Facebook, YouTube......

Fatkeqësitë natyrore zhvendosin 3.3 milionë amerikanë - Vitin e kaluar 1.3% e popullsisë braktisën shtëpitë për shkak të uraganëve
Më shumë se 1.3% e popullsisë së rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyrua të zhvendoset si pasojë e fatkeqësive natyrore në vitin 2022. Uraganet......

Celularët e vjetër që vlejnë sa një thesar - 4 modelet më të shtrenjta aktualisht në treg
Janë 126 milionë telefonat celularë Nokia 3310 të shitur që nga dalja e këtij modeli në treg. Një model që i analizuar tani duket si parahistorik: bardhë e zi,......

Dollari rrëshqet pranë niveleve më të ulëta të shtatë muajve!
Dollari amerikan të hënën iu afrua nivelit më të ulët në shtatë muaj kundrejt monedhave të tjera kryesore, pasi të dhënat javën e kaluar sugjeruan se Rezerva......

Shteti amerikano-jugor dhe Kina zyrtarizojnë marrëveshjen e shkëmbimit të monedhës!
Argjentina dhe Kina kanë zyrtarizuar zgjerimin e një marrëveshjeje të shkëmbimit të monedhës, duke i lejuar vendit të Amerikës së Jugut të rrisë rezervat e tij......