Bota Postuar më 9 Janar 2023, 12:17

Celularët e vjetër që vlejnë sa një thesar - 4 modelet më të shtrenjta aktualisht në treg

Nga SCAN TV
Celularët e vjetër që vlejnë sa një thesar - 4 modelet

Janë 126 milionë telefonat celularë Nokia 3310 të shitur që nga dalja e këtij modeli në treg. Një model që i analizuar tani duket si parahistorik: bardhë e zi, asnjë lidhje me internet apo aplikacione si Facebook apo WhatsApp. Për herë të parë hyri në treg në vitin 2000 dhe korri shumë sukses. Aktualisht ky model shitet në ankandet e organizuara online me cmime shumë herë të pabesueshme. Nëse një model i tillë është ende në kuti, pra i papërdorur, mund të shitet deri në 400 euro. Pavarësisht se kompania aktualisht ka nxjerrë në treg një variant të ri të prodhimit në fjalë në fund të 2017-ës. Një model që lidhet me 4G dhe ka aplikacionin e WhatsApp.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Modeli i famshëm Motorola StarTAC me hapje në formë guacke, në momentin që doli në shitje u kthye në një ikonë stili. Në këtë rast flasim për një model të prodhuar në vitin 1996. Në ditët e sotme ai shitet deri në 200 euro, në varësi të nivelit të mirëmbajtjes.

Modeli Nokia 9110i Communicator kishte një mekanizëm në formë libri, i ngjashëm me një model modern të Galaxy Z Fold4, i cili hapej dhe prezantohej si një tastierë. Atëherë ishte koha e SMS-vë te parë, në një kohë që telefonat përdoreshin dhe për të dërguar fakse: një funksion ky i pranishëm në këtë model të vecantë. Sot një model i tillë në gjendje shumë  të mirë dhe i kompletuar me aksesorë mund të shitet nga 800 deri në 1 mijë euro.

iPhone 2G është modeli i parë i kësaj kompanie i prezantuar nga vetë Steve Jobs në 9 janar 2007. Në ato vite Apple rriste pasurinë me iPod duke revolucionuar botën diskografike, në kërkim të një ndryshimi të madh dhe në tregun e telefonave celularë. Modeli bazë kishte vetëm 4 Gigabyte memorie, një kamera për foto pa blic dhe vetëm 128 Gigabyte RAM.

Por nëse aktualisht ka një model të tillë të papërdorur – pra ende në kuti – mund ta shesë për 20 mijë euro.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat