Britania tërheq gjithnjë e më pak investime - Prodhuesit paralajmërojnë se vendi nuk është më konkurues

Britania është bërë më pak konkuruese dhe më pak tërheqëse për investitorët e huaj si rezultat i rritjes së cmimit të energjisë dhe trazirave të fundit politike. Ky është rezultati i një sondazhi në këtë sektor.
Janë 31% e prodhuesve, të cilët mendojnë se Britania është një vend konkurrues, ndërsa një vit më parë përqindja ishte më shumë se dyfishi në 63. Rreth 43% e të intervistuarve thanë se Britania është bërë më pak tërheqëse për investitorët e huaj, sipas sondazhit nga “Make UK”, organi kryesor tregtar për prodhuesit britanikë.
Sondazhi i 235 bizneseve u zhvillua nga 1 nëntori deri më 22 nëntor në 2022-shin, kur trazirat e qeverisë jetëshkurtër të Liz Truss ishin të freskëta në mendjet e njerëzve dhe 53% e firmave thanë se paqëndrueshmëria e vazhdueshme politike kishte dëmtuar besimin e biznesit. Këtë javë ministri britanik i financave Jeremy Hunt do të përshkruajë planet për të zvogëluar ndjeshëm subvencionet e energjisë për bizneset.
“Make UK” tha se këto plane ka të ngjarë të shkaktojnë përkeqësim për sa i përket shkurtimeve të vendeve të punës dhe prodhimit. Kur sondazhi u zhvillua në nëntor, dy të tretat e prodhuesve prisnin të reduktonin numrin e punonjësve ose prodhimin për shkak të kostove të larta të energjisë. Prodhuesit në Britani kanë pasur vështirësi kohët e fundit, me sondazhet e S&P Global që tregojnë se ata pësuan një rënie më të rëndë në dhjetor sesa homologët e tjerë të grupit të shtatë vendeve.
Ndërprerja e vazhdueshme e zinxhirit të furnizimit, aksesi në fuqinë punëtore dhe kostot e larta të transportit, të cilat nuk tregojnë asnjë shenjë zbutjeje, mund t'i shtohen një ndjenje në rritje të pasigurisë ekonomike dhe politike në tregjet e tyre kryesore. Gjithashtu ekziston një rrezik i konsiderueshëm që prodhuesit britanikë të përjetojnë një situatë dhe më negative nëse qeveria nuk arrin të zgjerojë programet e mbështetjes së faturave të energjisë.
Qeveria planifikon të reduktojë subvencionet e energjisë për bizneset duke bërë që kostoja e mbështetjes të bjerë me 85% gjatë vitit të ardhshëm financiar, duke kufizuar këtë koston në 5 miliardë paund.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Në 2022 Apple vlente 3 trilionë dollarë - Aktualisht, vlera e kompanisë është nën 2 trilion dollarë
Sipas Bloomberg, vlerësimi aktual i Apple ka zbritur nën 2 trilionë dollarë për herë të parë që nga marsi 2021. Aksionet e kompanisë së drejtuar nga Tim Cook u......

Shkollat publike në SHBA, në luftë me teknologjinë - Seatle hedh në gjyq rrjetet sociale: Dëmtojnë adoleshentët!
Shkollat publike në Seatle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hedhur në gjyq gjigantët e teknologjisë pronarë të TikTok, Instagram, Facebook, YouTube......

Fatkeqësitë natyrore zhvendosin 3.3 milionë amerikanë - Vitin e kaluar 1.3% e popullsisë braktisën shtëpitë për shkak të uraganëve
Më shumë se 1.3% e popullsisë së rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyrua të zhvendoset si pasojë e fatkeqësive natyrore në vitin 2022. Uraganet......

Celularët e vjetër që vlejnë sa një thesar - 4 modelet më të shtrenjta aktualisht në treg
Janë 126 milionë telefonat celularë Nokia 3310 të shitur që nga dalja e këtij modeli në treg. Një model që i analizuar tani duket si parahistorik: bardhë e zi,......

Dollari rrëshqet pranë niveleve më të ulëta të shtatë muajve!
Dollari amerikan të hënën iu afrua nivelit më të ulët në shtatë muaj kundrejt monedhave të tjera kryesore, pasi të dhënat javën e kaluar sugjeruan se Rezerva......

Shteti amerikano-jugor dhe Kina zyrtarizojnë marrëveshjen e shkëmbimit të monedhës!
Argjentina dhe Kina kanë zyrtarizuar zgjerimin e një marrëveshjeje të shkëmbimit të monedhës, duke i lejuar vendit të Amerikës së Jugut të rrisë rezervat e tij......

Neto-zero: Ja cilat vende janë tashmë neutrale ndaj karbonit dhe çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tyre i virtytshëm?!
Zero neto është një nga objektivat qendrore të të gjitha konferencave të klimës në vitet e fundit: Shumë vende po synojnë të arrijnë emetimet neto zero......

Ankand për titujt qeveritar - Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikon datat
Ministria e Financave dhe Ekonomisë nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se do të zhvillojë ankandet për titujt qeveritar sipas......