Zviceranët, të shqetësuar për financat e tyre - Qytetarët po vuajnë humbjen më të madhe të fuqisë blerëse në 80 vjet

Për herë të parë që nga viti 2017, zviceranët janë të shqetësuar për gjendjen e tyre financiare. Sipas një sondazhi të Institutit Innofact, 27.5% e të anketuarve besojnë se gjendja e tyre financiare do të përkeqësohet në vitin 2023. Në një anketë përkatëse për vitin 2022, kjo përqindje ishte vetëm 15.9%.
Për të ardhurat mujore deri në 4000 franga, përqindja e atyre që presin përkeqësim të financave arrin në 41.8. Për të ardhurat ndërmjet 4000-8000 franga norma është 28.1%, ndërsa për të ardhurat mbi 8000 franga është e kufizuar në 21%.
Në gusht 2022, inflacioni në vendin alpin kishte arritur në 3.5%, norma më e lartë në 30 vjet, por shumë nën mesataren e Eurozonës. Rritja i atribuohet kryesisht importeve, të cilat u rritën me 6.7% në bazë vjetore, ndërsa çmimet e mallrave të prodhuara në vend u rritën me vetëm 1.6%.
Që atëherë, inflacioni ka ardhur duke u ulur dhe në dhjetor ra sërish nën 3%. Për vitin 2023, banka qendrore zvicerane parashikon inflacion prej 2.4%, ndërsa Credit Suisse flet për 1.8%. Por, banka UBS paralajmëron se zviceranët "po vuajnë humbjen më të madhe të fuqisë blerëse në 80 vjet", pasi rritja e pagave në janar 2022 nuk ishte më shumë se 1.1%.
Në sondazh, 71.2% e të anketuarve u shprehen se “inflacioni ka pasoja të rënda deri shumë të rënda për buxhetin familjar”. Analistët theksojnë se në vitin 2022 janë shënuar rritje veçanërisht të ndjeshme në tarifat e ngrohjes, që arritën në 50%, në biletat e avionëve me 23,8% dhe karburant me 10,8%. Që nga maji 2005 kostoja e ngrohjes është rritur me 205%.
Dorian Koça/ SCAN

Britania tërheq gjithnjë e më pak investime - Prodhuesit paralajmërojnë se vendi nuk është më konkurues
Britania është bërë më pak konkuruese dhe më pak tërheqëse për investitorët e huaj si rezultat i rritjes së cmimit të energjisë dhe trazirave të fundit......

Në 2022 Apple vlente 3 trilionë dollarë - Aktualisht, vlera e kompanisë është nën 2 trilion dollarë
Sipas Bloomberg, vlerësimi aktual i Apple ka zbritur nën 2 trilionë dollarë për herë të parë që nga marsi 2021. Aksionet e kompanisë së drejtuar nga Tim Cook u......

Shkollat publike në SHBA, në luftë me teknologjinë - Seatle hedh në gjyq rrjetet sociale: Dëmtojnë adoleshentët!
Shkollat publike në Seatle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hedhur në gjyq gjigantët e teknologjisë pronarë të TikTok, Instagram, Facebook, YouTube......

Fatkeqësitë natyrore zhvendosin 3.3 milionë amerikanë - Vitin e kaluar 1.3% e popullsisë braktisën shtëpitë për shkak të uraganëve
Më shumë se 1.3% e popullsisë së rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyrua të zhvendoset si pasojë e fatkeqësive natyrore në vitin 2022. Uraganet......

Celularët e vjetër që vlejnë sa një thesar - 4 modelet më të shtrenjta aktualisht në treg
Janë 126 milionë telefonat celularë Nokia 3310 të shitur që nga dalja e këtij modeli në treg. Një model që i analizuar tani duket si parahistorik: bardhë e zi,......

Dollari rrëshqet pranë niveleve më të ulëta të shtatë muajve!
Dollari amerikan të hënën iu afrua nivelit më të ulët në shtatë muaj kundrejt monedhave të tjera kryesore, pasi të dhënat javën e kaluar sugjeruan se Rezerva......

Shteti amerikano-jugor dhe Kina zyrtarizojnë marrëveshjen e shkëmbimit të monedhës!
Argjentina dhe Kina kanë zyrtarizuar zgjerimin e një marrëveshjeje të shkëmbimit të monedhës, duke i lejuar vendit të Amerikës së Jugut të rrisë rezervat e tij......

Neto-zero: Ja cilat vende janë tashmë neutrale ndaj karbonit dhe çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tyre i virtytshëm?!
Zero neto është një nga objektivat qendrore të të gjitha konferencave të klimës në vitet e fundit: Shumë vende po synojnë të arrijnë emetimet neto zero......