Mbarojnë “ditët e bukura” të lekut - Monedha e përbashkët europiane fiton terren brenda dy javësh nga nënçmimi rekord

Pas një renie rekord në fitët e fundit të dhjetorit nën kuotën mesatare 113 lekëve, euro po shënon rritje të fortë në janar. Këtë të hënë, kursi mesatar i këmbimit të monedhës së përbashkët europiane ishte 117.32 lekë, me një rënie të lehtë krahasuar me datën 6, por gjithësesi duke mbetur mbi kuotën e 117 lekëve. Çmimi në blerje, sipas Bankës së Shqipërisë ishte 116.8 lekë, ndërsa në shitje ishte 117.76. Kjo kuotë vjen vetëm pak ditë pasi monedha e përbashkët europiane shënoi edhe vlerën më të ulët mesatare prej 112.83 lekësh më datë 28 dhjetor të vitit që sapo lamë pas.
Për t’u parë mbetet nëse rritja e shënuar këto ditë e monedhës së përbashkët evropiane do të ndjekë trendin e tregjeve ndërkombëtare, ku euro është forcuar vazhdimisht pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore Europiane, e cila për shumë aktorë ishte e vonuar.
Dhe duket se ditët e para të këtij viti, euro po reagon si në tregjet evropiane, prej javësh po rritet me ritme të qëndrueshme. Javët e fundit monedha e përbashkët ka shënuar rritje më raport me dollarin pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore Europiane, e cila më në fund vendosi të ndërhyjë me rritjen e normës bazë të interesit si masë për ndalimin e inflacionit në Eurozonë. Dhe ishin pikërisht këto dy faktorë që shkaktuan dramën e monedhës së përbashkët europiane përgjatë vitit, inflacioni dhe veprimet e rezervës Federale amerikane. Sjellja e lekut në raport me euron duhet parë edhe me përfundimin e efektit sezonal, me flukset valutore në rritje për shkak të kthimit në shtëpi të emigrantëve.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor në fund të vitit që sapo lamë pas për një seri faktorësh, në treg ka pasur sasi të konsiderueshme valutash, veçanërisht të monedhës së përbashkët europiane. Ndërkohë që ndikim të dorës së parë në mbiçmimin e lekut në fund të vitit që sapo lamë pas ka pasur situata e reshjeve. Për shkak të rritjes së prodhimit vendas, KESH nuk ka pasur nevojë të sigurojë sasi të konsiderueshme eurosh në tregun e brendshëm.
Lorenc Rabeta / SCAN

Përmirësohet besimi në ekonomi, pritet rënie çmimesh - Banka e Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike rritje me 2.7 pikë në muajin dhjetor
Fundi i vitit 2022 ka sjellë përmrësim te besimit në ekonomi qoftë të bizneseve, ashtu edhe të konsumatorëve. Sipas rezultateve të anketës mbi besimin e......

Pse një dollar amerikan i fortë është i keq për "pjesë tjetër të botës"!
Dollari amerikan është monedha dominuese në botë dhe luan një rol kyç në tregtinë globale. Ndërsa ky mund të duket si një lajm i mirë për amerikanët, është një......

Cili qark ka më shumë makina, e cili më pak? - Durrësi kryeson me 279 mjete për 1 mijë banorë. Korça, e fundit
Referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, këtë herë, “Scan Intel ka bërë një llogaritje ndryshe të mjeteve rrugore në Shqipëri në raport me numrin e......

Zviceranët, të shqetësuar për financat e tyre - Qytetarët po vuajnë humbjen më të madhe të fuqisë blerëse në 80 vjet
Për herë të parë që nga viti 2017, zviceranët janë të shqetësuar për gjendjen e tyre financiare. Sipas një sondazhi të Institutit Innofact, 27.5% e të......

Britania tërheq gjithnjë e më pak investime - Prodhuesit paralajmërojnë se vendi nuk është më konkurues
Britania është bërë më pak konkuruese dhe më pak tërheqëse për investitorët e huaj si rezultat i rritjes së cmimit të energjisë dhe trazirave të fundit......

Në 2022 Apple vlente 3 trilionë dollarë - Aktualisht, vlera e kompanisë është nën 2 trilion dollarë
Sipas Bloomberg, vlerësimi aktual i Apple ka zbritur nën 2 trilionë dollarë për herë të parë që nga marsi 2021. Aksionet e kompanisë së drejtuar nga Tim Cook u......

Shkollat publike në SHBA, në luftë me teknologjinë - Seatle hedh në gjyq rrjetet sociale: Dëmtojnë adoleshentët!
Shkollat publike në Seatle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hedhur në gjyq gjigantët e teknologjisë pronarë të TikTok, Instagram, Facebook, YouTube......

Fatkeqësitë natyrore zhvendosin 3.3 milionë amerikanë - Vitin e kaluar 1.3% e popullsisë braktisën shtëpitë për shkak të uraganëve
Më shumë se 1.3% e popullsisë së rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyrua të zhvendoset si pasojë e fatkeqësive natyrore në vitin 2022. Uraganet......