Përmirësohet besimi në ekonomi, pritet rënie çmimesh - Banka e Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike rritje me 2.7 pikë në muajin dhjetor

Fundi i vitit 2022 ka sjellë përmrësim te besimit në ekonomi qoftë të bizneseve, ashtu edhe të konsumatorëve. Sipas rezultateve të anketës mbi besimin e bizneseve dhe konsumatorëve të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 2.7 pikë në muajin dhjetor. Niveli aktual i tij, 105.7 pikë, u rrit për të dytin muaj me radhë dhe reflekton përmirësimin e besimit në të gjithë sektorët e biznesit, ku ndikimin më të madh e patën sektori i ndërtimit dhe i industrisë.
Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 5.5 pikë përqindje në muajin dhjetor, duke regjistruar përmirësim të ndjeshëm të treguesit për të dytin muaj radhazi. Ky zhvillim u ndikua nga përmirësimi i balancave për aktivitetin ndërtues dhe për kontratat porositëse. Ndërkohë, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen shënuan rënie në sektorin e ndërtimit.
Ndërkaq, treguesi i besimit të industrisë (TBI) rezultoi në rritje me rreth 2.9 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga përmirësimi i të gjithë treguesve përbërës të tij. Ndër ta veçohen rritja e balancës për prodhimin aktual dhe ajo e kontratave porositëse. Gjithashtu, bizneset presin rritje të prodhimit në të ardhmen, kundrejt pritjeve në rënie për punësimin dhe për çmimet e produkteve të tyre.
Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) shënoi rritje të lehtë me rreth 0.7 pikë përqindje në muajin dhjetor, ndikuar nga performanca më e mirë e treguesit të ecurisë së biznesit. Bizneset në aktivitetin e shërbimeve vlerësojnë se ka rritje të punësimit aktual, ndërkohë që pritjet për të ardhmen janë në rënie. Ecuria e çmimeve të shërbimeve në të ardhmen e afërt pritet të jetë në kahun rënës.
Njëkohesisht edhe treguesi i besimit në tregti (TBT) vijoi prirjen rritëse, me rreth 1.8 pikë përqindje në këtë muaj. Treguesi u ndikua nga vlerësimet më pozitive për ecurinë aktuale të biznesit dhe për punësimin në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rënie.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Pse një dollar amerikan i fortë është i keq për "pjesë tjetër të botës"!
Dollari amerikan është monedha dominuese në botë dhe luan një rol kyç në tregtinë globale. Ndërsa ky mund të duket si një lajm i mirë për amerikanët, është një......

Cili qark ka më shumë makina, e cili më pak? - Durrësi kryeson me 279 mjete për 1 mijë banorë. Korça, e fundit
Referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, këtë herë, “Scan Intel ka bërë një llogaritje ndryshe të mjeteve rrugore në Shqipëri në raport me numrin e......

Zviceranët, të shqetësuar për financat e tyre - Qytetarët po vuajnë humbjen më të madhe të fuqisë blerëse në 80 vjet
Për herë të parë që nga viti 2017, zviceranët janë të shqetësuar për gjendjen e tyre financiare. Sipas një sondazhi të Institutit Innofact, 27.5% e të......

Britania tërheq gjithnjë e më pak investime - Prodhuesit paralajmërojnë se vendi nuk është më konkurues
Britania është bërë më pak konkuruese dhe më pak tërheqëse për investitorët e huaj si rezultat i rritjes së cmimit të energjisë dhe trazirave të fundit......

Në 2022 Apple vlente 3 trilionë dollarë - Aktualisht, vlera e kompanisë është nën 2 trilion dollarë
Sipas Bloomberg, vlerësimi aktual i Apple ka zbritur nën 2 trilionë dollarë për herë të parë që nga marsi 2021. Aksionet e kompanisë së drejtuar nga Tim Cook u......

Shkollat publike në SHBA, në luftë me teknologjinë - Seatle hedh në gjyq rrjetet sociale: Dëmtojnë adoleshentët!
Shkollat publike në Seatle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hedhur në gjyq gjigantët e teknologjisë pronarë të TikTok, Instagram, Facebook, YouTube......

Fatkeqësitë natyrore zhvendosin 3.3 milionë amerikanë - Vitin e kaluar 1.3% e popullsisë braktisën shtëpitë për shkak të uraganëve
Më shumë se 1.3% e popullsisë së rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyrua të zhvendoset si pasojë e fatkeqësive natyrore në vitin 2022. Uraganet......

Celularët e vjetër që vlejnë sa një thesar - 4 modelet më të shtrenjta aktualisht në treg
Janë 126 milionë telefonat celularë Nokia 3310 të shitur që nga dalja e këtij modeli në treg. Një model që i analizuar tani duket si parahistorik: bardhë e zi,......