Përllogaritjet/ Sa para’ do na duhet të paguajmë për sigurimin nga tërmetet? - Iniciativa e qeverisë, kategoritë që preken dhe sa do të paguajnë qytetarët

Ministria e Financave planifikon që përgjatë këtij viti të bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmeti. Kjo iniciativë ka nisur 3 vite më parë, fill pas tërmetit të 26 Nëntori, dhe pas një fature të majme që pagoi buxheti i shtetit për kompensimin e qytetarëve të prekur, por që ende nuk është finalizuar. Si draft fillestar mbi të cilin nisën diskutimet teknike është marrë ai i hartuar me asistencën e Bankës Botërore në vitin 2014, ku vendoset si kusht që përpara marrjes së certifikatës së pronësisë, banesa të ketë të paguar edhe siguracionin.
Sipas versionit fillestar të draftit, pagesa e detyruar do të variojë nga 15-25 euro për sigurim banese dhe kompensimi në rast dëmesh do të jetë nga 15 mijë deri në 25 mijë euro. Deri më tani ka një vendim të përgjysmuar për sigurimin e detyrueshëm të banesave, i cila prek vetëm një segment të tregut të pasurive të paluajtshme, kryesisht ato banesa që janë ndërtuar por nuk janë shitur, ato që po ndërtohen apo do të ndërtohen, duke mos patur efekt prapaveprues për banesat ekzistuese dhe duke e lënë zbuluar këtë pjesë.
Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë, të miratuar pas tërmetit, i cili e bënte të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmeti për ato apartamente që ishin ende të pashitura nga ndërtuesit. Sipas vendimit “ndërtuesi/zhvilluesi/investitori i dorëzon blerësit, njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë sigurimi me afat 10- (dhjetë) vjeçar me përfitues blerësin/blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve”.
Vendimi i qeverisë rregullon edhe tarifën vjetore të primit të sigurimit e cila nuk mund të jetë më e ulët se 0.1 për qind e shumës së sigurimit/limit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratën e sigurimit. Pra, për një banesë që kushton 100 mijë euro, primi i sigurimit nuk mund të jetë më pak se 100 euro, duke vendosur në këtë mënyrë një çmim dysheme poshtë të cilit kompanitë e sigurimit nuk mund të ofrojnë policat e sigurimit.
Po një tjetër mangësi e vendimit në fuqi, është se nuk përcakton se çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh, pasi kontrata me ndërtuesin të ketë përfunduar. Mesa duket ligji i ri, do të synojë të ndërhyjë në këtë pikë dhe në ato banesa ekzistuese që nuk janë përdorur për kredi hipotekore, pasi për ato të cilat janë objekt kredie, sigurimi është i detyrueshëm.
Sipas shifrave zyrtare te AMF-se, 2ytetarët shqiptarë kanë paguar afro 2 miliardë lekë apo 17 milionë euro për sigurimimin e pronave nga zjarri dhe forcat e natyres, apo dëmtime të tjera për periudhën Janar-Nëntor 2022, me një rritje prej afro 14 për qind krahasuar me një vit më parë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Cilat janë 4 bashkitë që kanë kredi në banka? - 2 milionë euro të mbartura ndër vite. Si do të shlyhen
Pavarësisht se marrja e kredive në sistemin bankar është një mundësi financimi në dispozicion të bashkive, huamarrja vendore vlerësohet të jetë një instrument......

Mbarojnë “ditët e bukura” të lekut - Monedha e përbashkët europiane fiton terren brenda dy javësh nga nënçmimi rekord
Pas një renie rekord në fitët e fundit të dhjetorit nën kuotën mesatare 113 lekëve, euro po shënon rritje të fortë në janar. Këtë të hënë, kursi mesatar i......

Përmirësohet besimi në ekonomi, pritet rënie çmimesh - Banka e Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike rritje me 2.7 pikë në muajin dhjetor
Fundi i vitit 2022 ka sjellë përmrësim te besimit në ekonomi qoftë të bizneseve, ashtu edhe të konsumatorëve. Sipas rezultateve të anketës mbi besimin e......

Pse një dollar amerikan i fortë është i keq për "pjesë tjetër të botës"!
Dollari amerikan është monedha dominuese në botë dhe luan një rol kyç në tregtinë globale. Ndërsa ky mund të duket si një lajm i mirë për amerikanët, është një......

Cili qark ka më shumë makina, e cili më pak? - Durrësi kryeson me 279 mjete për 1 mijë banorë. Korça, e fundit
Referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, këtë herë, “Scan Intel ka bërë një llogaritje ndryshe të mjeteve rrugore në Shqipëri në raport me numrin e......

Zviceranët, të shqetësuar për financat e tyre - Qytetarët po vuajnë humbjen më të madhe të fuqisë blerëse në 80 vjet
Për herë të parë që nga viti 2017, zviceranët janë të shqetësuar për gjendjen e tyre financiare. Sipas një sondazhi të Institutit Innofact, 27.5% e të......

Britania tërheq gjithnjë e më pak investime - Prodhuesit paralajmërojnë se vendi nuk është më konkurues
Britania është bërë më pak konkuruese dhe më pak tërheqëse për investitorët e huaj si rezultat i rritjes së cmimit të energjisë dhe trazirave të fundit......

Në 2022 Apple vlente 3 trilionë dollarë - Aktualisht, vlera e kompanisë është nën 2 trilion dollarë
Sipas Bloomberg, vlerësimi aktual i Apple ka zbritur nën 2 trilionë dollarë për herë të parë që nga marsi 2021. Aksionet e kompanisë së drejtuar nga Tim Cook u......