Shqipëria Postuar më 10 Janar 2023, 09:21

Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Vijojnë të rikuperojnë pikë monedhat e huaja

Nga SCAN TV
Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Vijojnë të

Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të regjistrojë rikuperim të kuotës në raport me javën e kaluar teksa është blerë me 108.7 lekë dhe është shitur me 110.7 lekë këtë mëngjes sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka shënuar rritje të ndjeshme të vlerës këtë të martë duke u forcuar sërish në raport me ditën e djeshme teksa blihet sot me 116.7 lekë dhe shitet me 117.7 lekë.

Paundi britanik ka pasur edhe një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të marte pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 1314.7 lekë dhe është shitur me 133.2 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur një zbritje të lehtë të vlerës pasi në raport me dje blihet sot me 117.4 lekë dhe shitet me 118.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat