Shqipëria Postuar më 9 Janar 2023, 15:29

Eurocontrol ul tarifat e aeroporteve shqiptare - Aplikohet interes i lartë për pagesat e vonuara

Nga SCAN TV
Eurocontrol ul tarifat e aeroporteve shqiptare - Aplikohet interes i lartë

Organizata e menaxhimit të trafikut ajëror, Eurocontrol vendosi që tarifat për vitin 2023 në aeroportin e Tiranës dhe të Kukësit të pësojnë ulje.

Eurocontrol ka caktuar që tarifa për Aeroportin e Tiranës të jetë 219.45 euro.

Ndërsa i cilësuar si pjesë e zonës 2, në të njëjtin njoftim thuhet se ulje ka pësuar edhe në aeroportin e Kukësit, ku për 2023 tarifa do të jetë 109.73 euro, nga 117.85 euro që ishte vitin e kaluar.

Eurocontrol njofton se referuar pagesave të vonuara do të aplikohet edhe interes, ku për këtë vit është caktuar 9.97%, duke pësuar rritje krahasuar me interesin e vitit 2022.

Tarifat e terminalit janë janë fatura mujore të deleguara nga Eurocontrol të cilat vendosen për fluturimet që nisen duke marrë parasysh peshën e avionit që niset dhe njësinë e tarifës së aerodromit nga vendi i nisjes.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat