Gati projektligji: Gjermani a do të lehtësojë marrjen e nënshtetësisë për qytetarët jashtë BE-së!

Kush do të bëhet gjerman në të ardhmen, nuk do të duhet të dorëzojë patjetër nënshtetësinë e vendit origjinë. Kjo del nga një draft i projektligjit për nënshtetësinë gjermane të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, i cili iu dorëzua të premten dikastereve të tjera të qeverisë gjermane për miratim.
Qëllimet e parashtruara në marrëveshjen e koalicionit qeveritar gjerman të vitit 2021 për një "të drejtë moderne të nënshtetësisë", lehtësojnë po ashtu rregulloren për kushtin e gjuhës gjermane për grupe të caktuara që duan të marrin nënshtetësinë gjermane. Krahas kësaj do të shkurtohet koha minimale që duhet respektuar para shtrimit të kërkesës për nënshtetësinë gjermane.
Në projektligj, që e ka në dorë agjencia gjermane e lajmeve, dpa, thuhet se lehtësimet për vërtetimin e njohjes së gjuhës gjermane dhe detyrimi për testin e nënshtetësisë do të hiqen për të gjithë të huajt që janë të paktën 67 vjeç. Me këtë synohet të vlerësohen arritjet e punës së brezit të punëtorëve të ardhur në vitet 50-60 të shekullit të kaluar "gastarbeiter", të cilëve në vitet e para nuk iu ofruan as kurse gjuhe dhe as oferta integrimi në vitet e qëndrimit në Gjermani.
Nga lehtësimet do të përfitojnë jo vetëm të moshuarit, që erdhën me marrëveshjen e atëhershme të punësimit, por të gjithë ata që janë pjesë e kësaj grupmoshe. Për më të rinjtë që duan të marrin nënshtetësinë gjermane do të ketë edhe raste përjashtuese, si rasti i vështirësisë së veçantë për kujdesin shëndetësor të një anëtari të familjes. Në këtë rast do të mjaftojë që personi i prekur të njohë gjuhën vetëm në nivelin e komunikimit gojor.
Projektligji është pjesë e planit të SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDP-së për të reformuar gjerësisht politikën e migracionit dhe integrimit. Në bazë të reformës qëndron ideja që dhënia e nënshtetësisë hap rrugën për një pjesëmarrje të zgjeruar në shoqërinë gjermane, nga e cila përfiton si shoqëria gjermane edhe nënshtetasit e rinj.
Sipas planeve, nënshtetësia do mund të kërkohet edhe 5 vjet pas qëndrimit të rregullt në Gjermani, deri më tani aplikuesit duhet të prisnin 8 vjet. Ndërsa në raste të veçanta të arritjeve të shpejta integruese në Gjermani, arritje të shkëlqyera në shkollë apo profesion, angazhim vullnetar apo njohuri perfekte të gjuhës, do të mjaftojnë tre vjet për shtrimin e kërkesës. Ndërsa detyrimi opsional për fëmijët e të huajve të lindur në Gjermani do të hiqet plotësisht. Kjo do të thotë, që të rinjtë nuk kanë nevojë më të vendosin mes nënshtetësisë gjermane apo asaj të prindërve të tyre.
Gjithashtu do të shkurtohet edhe kohëzgjatja e nevojshme për të marrë qëndrim të rregullt një prind që ka lindur fëmijë në Gjermani që duan të marrin nënshtetësinë gjermane. Kjo kohë do të shkurtohet nga tetë në pesë vjet. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Vijojnë të rikuperojnë pikë monedhat e huaja
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të regjistrojë rikuperim të kuotës në raport me javën e kaluar teksa është blerë me 108.7 lekë dhe është shitur me 110.7......

Eurocontrol ul tarifat e aeroporteve shqiptare - Aplikohet interes i lartë për pagesat e vonuara
Organizata e menaxhimit të trafikut ajëror, Eurocontrol vendosi që tarifat për vitin 2023 në aeroportin e Tiranës dhe të Kukësit të pësojnë......

“55 centrale diellore presin “OK”, u dhanë vetëm 7 leje” - Balluku: Gati PPP-ja e radhës për rrugë. Rindërtimi nuk mbyllet sivjet në 7 bashki
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku premton se gjatë vitit 2023 do të rritet numri i lejeve për parqe diellore”. Në një konferencë të......

Përllogaritjet/ Sa para’ do na duhet të paguajmë për sigurimin nga tërmetet? - Iniciativa e qeverisë, kategoritë që preken dhe sa do të paguajnë qytetarët
Ministria e Financave planifikon që përgjatë këtij viti të bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmeti. Kjo iniciativë ka nisur 3 vite më parë, fill......

Cilat janë 4 bashkitë që kanë kredi në banka? - 2 milionë euro të mbartura ndër vite. Si do të shlyhen
Pavarësisht se marrja e kredive në sistemin bankar është një mundësi financimi në dispozicion të bashkive, huamarrja vendore vlerësohet të jetë një instrument......

Mbarojnë “ditët e bukura” të lekut - Monedha e përbashkët europiane fiton terren brenda dy javësh nga nënçmimi rekord
Pas një renie rekord në fitët e fundit të dhjetorit nën kuotën mesatare 113 lekëve, euro po shënon rritje të fortë në janar. Këtë të hënë, kursi mesatar i......

Përmirësohet besimi në ekonomi, pritet rënie çmimesh - Banka e Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike rritje me 2.7 pikë në muajin dhjetor
Fundi i vitit 2022 ka sjellë përmrësim te besimit në ekonomi qoftë të bizneseve, ashtu edhe të konsumatorëve. Sipas rezultateve të anketës mbi besimin e......

Pse një dollar amerikan i fortë është i keq për "pjesë tjetër të botës"!
Dollari amerikan është monedha dominuese në botë dhe luan një rol kyç në tregtinë globale. Ndërsa ky mund të duket si një lajm i mirë për amerikanët, është një......