Shqipëria Postuar më 8 Maj 2022, 15:52

Financial Times’ “nuhat” kuzhinën shqiptare! “Një gjeneratë e re shefash po zbulon trashëgiminë kulinare”

Nga SCAN TV

Gazeta ndërkombëtare “Financial Times” i ka kushtuar vëmendje kulinarisë shqiptare, duke vlerësuar shefat e kuzhinës shqiptare e duke i ftuar lexuesit e saj në mbarë botën që të vizitojnë dhe shijojnë ushqimet në Shqipëri.

Në artikullin më titull:  ”Shefat e kuzhinës që erdhën nga i ftohti: një turne kulinarie në Shqipëri”, autorja Camilla Bell-Davies  evidenton se me zbehjen e hijes së komunizmit, një gjenerate e re shefash po zbulon trashëgiminë kulinare dhe potencialin e saj.

Autorja e nis rrugëtimin e saj nga veriu, në Lezhë, për të vijuar më pas në qytetet kryesore të vendit, ku ndalet e evidenton specifikat që ka secili rajon.

Kjo nuk është hera e parë që shtypi ndërkombëtar i kushton vëmendje potencialit turistik që ka Shqipëria.

Po ndryshe nga herët e mëparshme ku është vlerësuar peisazhi turistik i Shqipërisë, këtë vit, vëmendjen po e merr kuzhina shqiptare; një element plotësues i rëndësishëm i ofertës turistike që Shqipëria ka për turistët e huaj.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat