FED paralajmëron norma më të larta interesi - “Rrëzohen” parashikimet për rritjen e rradhës

Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, paralajmëroi se normat e interesit ka të ngjarë të rriten më shumë se sa kishin parashikuar politikëbërësit e bankës qendrore.
Duke cituar të dhënat e fillimit të këtij viti që tregojnë se inflacioni ka ndryshuar ngadalësimin që tregoi në fund të vitit 2022, kreu i bankës qendrore paralajmëroi për politikë më të shtrënguar monetare për të ngadalësuar një ekonomi në rritje. Ai shtoi se të dhënat e fundit ekonomike kanë ardhur më të forta se sa pritej, gjë që sugjeron se niveli përfundimtar i normave të interesit ka të ngjarë të jetë më i lartë. Sipas tij nëse tërësia e të dhënave do të tregonte se kërkohet shtrëngim më i shpejtë, FED do të ishte i përgatitur të rrisë ritmin e rritjes së normave.
Këto vërejtje mbartin dy implikime: një, që niveli kulm, ose terminali, i normës së fondeve federale ka të ngjarë të jetë më i lartë se treguesi i mëparshëm nga zyrtarët e FED, dhe e dyta, se rritja e muajit të kaluar në një çerek përqindje më të vogël mund të jetë jetëshkurtër nëse të dhënat e inflacionit vazhdojnë të jenë të nxehta.
Në vlerësimin e tyre të dhjetorit, zyrtarët fiksuan normën e terminalit në 5.1%. Çmimi aktual i tregut u zhvendos më lart pas vërejtjeve të Powell, në një interval prej 5.5% - 5.75%, sipas të dhënave të CME Group. Powell nuk specifikoi se sa të larta mendon se do të jenë normat.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur tregjet përgjithësisht janë më optimiste për faktin se banka qendrore mund të zbusë inflacionin pa e çuar ekonominë në greminë.
Stoqet ranë ndjeshëm ndërsa yield-et e thesarit u rritën pasi u publikuan vërejtjet e Powell. Çmimet e tregut gjithashtu u titulluan ndjeshëm në një mundësi të fortë të një rritjeje të normës së interesit me 0.5 pikë përqindje kur të mblidhet Komiteti Federal i Tregut të Hapur në 21-22 Mars.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Banka Santander, në ndihmë të grave - Një ndryshim i shpejtë i roleve të punës për t’i ndihmuar në karrierë
Një nga bankat më të mëdha të Europës, Santander, po ndryshon me ritëm të shpejtë rolet e punës për të ndihmuar gratë të arrijnë në krye. Sipas kryetares......

Rritja e parë e bonove të thesarit, pas rënies së pandërperë - Në ankandin e kësaj jave, instrumentet me maturim 3-mujor shënuan ngritje modeste të interesave
Në muajin mars është shënuar rritja e parë e interesave të letrave me vlerë të Qeverisë, në rënie të pandërprerë që prej nëntorit të vitit të shkuar. Kanë qenë......

Nga 1 prilli rritet me 1.300 lekë sigurimi vullnetar - ISSH, thirrje qytetarëve të paguajnë periudhat e pasiguruara
Nga 1 prilli me rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë do të ndryshojë edhe masa e pagesës për sigurimet vullnetare. Qytetarët të cilët janë pjesë e kësaj......

Ku u rritën më shumë çmimet e banesave në Europë? - Suedia është vendi që shënon shtrenjtimin më të madh
Tendencat e çmimeve të banesave në të gjithë Europën kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga vitet 1990. Të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe......

Përse Afrika nuk përfiton nga pasuria minerare që kërkohet nga e gjithë bota?!
Në pjesët e Afrikës të pasura me gurë të çmuar, të ardhurat e nxjerra nga mineralet nuk ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së popullsisë vendase.......

Nafta humb mbi 3 dollarë - Komentet e Powell rikthejnë shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës
Nafta ka humbur mbi 3 dollarë në sesionin e kaluar amerikan dhe po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pas komenteve të shefit të Rezervës Federale,......

Powell mbështet dollarin amerikan - Sinjalizon rritjen e normave të interesit me hap më të shpejtë
Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm gjatë sesionit të sotëm, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi se banka qendrore amerikane do të......

Tregjet europiane i rikthehen humbjeve - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përllogarisin efektet që do të ketë në ekonomi rritja e interesave në SHBA.......