Shqipëria Postuar më 8 Mars 2023, 10:58

Nga 1 prilli rritet me 1.300 lekë sigurimi vullnetar - ISSH, thirrje qytetarëve të paguajnë periudhat e pasiguruara  

Nga SCAN TV
Nga 1 prilli rritet me 1.300 lekë sigurimi vullnetar - ISSH, thirrje

Nga 1 prilli me rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë do të ndryshojë edhe masa e pagesës për sigurimet vullnetare. Qytetarët të cilët janë pjesë e kësaj skeme do të detyrohen të paguajnë 1300 lekë më shumë në krahasim me çfarë paguanim deri më tani.

Kuota mujore e sigurimit vullnetar  aktualisht është 7,344 lekë ku në një vit një person paguan gjithsej 88 mijë e 128 lekë. Tashmë qytetarët që kanë sigurimin vullnetar duhet të paguajnë në muaj 8 mijë e 640 lekë ose në vit.

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar nga VKM në periudhën kur bëhet pagesa.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore u bënë thirrje qytetarëve të cilët kanë periudha të pasigurara t’i kryejnë këto pagesa para datës 1 prill përndryshe do të paguajnë me masën e re 8 mijë e 640 lekë.

Duke ju referuar raportit të vitit 2021 të ardhurat në sigurimet shoqërore nga sigurimi vullnetar arritën  501 milionë lekë. Ndërkohë numri total i kontribuesve vullnetar për këtë periudhë ishte 6,437 persona.

Marinela Lina/ SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......