Nafta humb mbi 3 dollarë - Komentet e Powell rikthejnë shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës

Nafta ka humbur mbi 3 dollarë në sesionin e kaluar amerikan dhe po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pas komenteve të shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për të vijuar me politikën monetare shtrënguese. Edhe forcimi i dollarit amerikan dhe të dhënat negative mbi tregtinë në Kinë kanë ushtruar presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në 83 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 2.9 dollarë.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi, pas humbjeve me rreth 3.6% në sesionin e kaluar. Të dyja kontratat publikuan humbjet më të mëdha ditore që nga 4 janari i këtij viti. Powell tha përpara kongresit se, FED duhet të rrisë normat e interesit më shumë se vlerësimet e mëparshme, pasi ekonomia ka shfaqur shenja të forta, duke rrëzuar tregun e lëndëve të para dhe të aksioneve. Gjithashtu, edhe të dhënat e dobëta mbi tregtinë në Kinë kanë ushtruar presion mbi çmimet. Referuar të dhënave zyrtare, eksportet ranë me 6.8% gjatë shkurtit, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 9.4%.
Në anën tjetër, edhe importet ranë me 10.2%, dyfish më shumë se parashikimet e tregjeve për një rënie me 5.5%. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA dhe analistët parashikojnë një rënie për të 11-ën javë me radhë.
SCAN
Sondazh

Powell mbështet dollarin amerikan - Sinjalizon rritjen e normave të interesit me hap më të shpejtë
Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm gjatë sesionit të sotëm, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi se banka qendrore amerikane do të......

Tregjet europiane i rikthehen humbjeve - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përllogarisin efektet që do të ketë në ekonomi rritja e interesave në SHBA.......

Gjermani: Gratë ende paguhen 18% më pak se burrat!
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ulëta për një orë pune sesa burrat. Në vitin 2022 gratë kanë fituar mesatarisht 20,05 euro në orë, që do......

Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të ndjeshme këtë mëngjes teksa është blerë sot me 108.2 lekë dhe është shitur me 109.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

Energjia “shkatërron” financat e ujësjellësve - ERRU: Çmimi u rrit me 65%. Performanca iu përkeqësua, pavarësisht rritjes së arkëtimeve
Rritja e çmimeve të energjisë elektrike gjatë vitit 2022 ka përkeqësuar situatën financiare të ujësjellësve, që edhe më herët kanë shfaqur probleme të shumta......

Kina është e pasur apo e varfër? Pyetja që do të përndjekë Pekinin edhe për disa vite mes një lufte fjalësh me Uashingtonin!
Kina është vetëm një hap të vogël larg kualifikimit si një ekonomi me të ardhura të larta siç përcaktohet nga Banka Botërore - ose në terma më të thjeshtë, një......

Pse Arabia Saudite ka depozituar 5 miliardë dollarë në bankën qendrore turke?!
Arabia Saudite njoftoi në fillim të kësaj jave se depozitoi 5 miliardë dollarë në bankën qendrore turke, duke ndihmuar Ankaranë të forcojë monedhën e saj të......

Pse bankat qendrore e çuan kërkesën globale të arit në nivelin e tij më të lartë në 2022-shin?!
Kërkesa globale për arin u rrit në një nivel të ri rekord në vitin 2022 dhe nuk ishin blerësit me pakicë apo firmat e investimeve që nxitën rritjen. Ishin......