Gjermani: Gratë ende paguhen 18% më pak se burrat!

Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ulëta për një orë pune sesa burrat. Në vitin 2022 gratë kanë fituar mesatarisht 20,05 euro në orë, që do të thotë 4,31 euro ose 18 % më pak se meshkujt (të cilët mesatarisht për një orë punë në Gjermani paguhen 24,36 euro). Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga Enti Federal i Statistikave, diferenca në të ardhurat në pjesët lindore të Gjermanisë është aktualisht 7 %, që është një dallim me pjesët perëndimore të vendit, ku gratë paguhen 19 % më pak se burrat për të njëjtën punë.
Për shkak të ndryshimit të metodologjisë së llogaritjeve statistikore, këto të dhëna nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me ato të viteve të mëparshme. Megjithatë, në një krahasim afatgjatë është i mundur dhe ai dëshmon se dallimi i rrogave mes grave dhe burrave vitet e fundit është zvogëluar. Në fillim të këtyre matjeve, në vitin 2006, dallimi mesatar në rroga ka qenë 23 %.
Dallimet shfaqen kryesisht sepse gratë kanë më shumë gjasa se burrat të punojnë në profesione dhe në nivele ku pagat janë më të ulëta. Në të njëjtën kohë, ato punojnë më shpesh me orar të shkurtuar, gjë që shoqërohet me një pagë mesatare bruto më të ulët për orë pune. Këta faktorë shpjegojnë deri në 63 për qind të rasteve të diferencave në paga.
Pjesa e mbetur prej 37 % e diferencës në fitime, siç thuhet, "nuk mund të shpjegohet me karakteristikat e disponueshme në modelin e vlerësimit." Shtatë për qind janë raste kur ka një ndryshim edhe nëse kualifikimet dhe përvoja e punës janë të ngjashme.
"Mund të supozohet se dallimet do të ishin më të vogla, sikur të kishte më shumë informacione mbi faktorët që ndikojnë në pagat, si informacioni për ndërprerjet e karrierës për shkak të shtatzënisë, lindjes ose kujdesit për të afërmit. Kjo do të jepte ndoshta një pjesë të shpjegimeve”, thonë përfaqësuesit e Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë. Prandaj këto të dhëna duhet të kuptohen si "kufiri i sipërm i diskriminimit në rroga". DW
E . S / SCAN
Sondazh

Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të ndjeshme këtë mëngjes teksa është blerë sot me 108.2 lekë dhe është shitur me 109.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

Energjia “shkatërron” financat e ujësjellësve - ERRU: Çmimi u rrit me 65%. Performanca iu përkeqësua, pavarësisht rritjes së arkëtimeve
Rritja e çmimeve të energjisë elektrike gjatë vitit 2022 ka përkeqësuar situatën financiare të ujësjellësve, që edhe më herët kanë shfaqur probleme të shumta......

Kina është e pasur apo e varfër? Pyetja që do të përndjekë Pekinin edhe për disa vite mes një lufte fjalësh me Uashingtonin!
Kina është vetëm një hap të vogël larg kualifikimit si një ekonomi me të ardhura të larta siç përcaktohet nga Banka Botërore - ose në terma më të thjeshtë, një......

Pse Arabia Saudite ka depozituar 5 miliardë dollarë në bankën qendrore turke?!
Arabia Saudite njoftoi në fillim të kësaj jave se depozitoi 5 miliardë dollarë në bankën qendrore turke, duke ndihmuar Ankaranë të forcojë monedhën e saj të......

Pse bankat qendrore e çuan kërkesën globale të arit në nivelin e tij më të lartë në 2022-shin?!
Kërkesa globale për arin u rrit në një nivel të ri rekord në vitin 2022 dhe nuk ishin blerësit me pakicë apo firmat e investimeve që nxitën rritjen. Ishin......

IuteCredit Albania: Krijojmë lehtësi për një stil më të mirë jetese
IuteCredit Albania po revolucionarizon sistemin e kreditimit në vend dhe ndikimi është i dukshëm. Platforma e institucionit financiar me bazë në Estoni, "New......

Puno në Green Coast - Vlorë, mundësi të shumta punësimi në panairin e 9 Marsit!
“Puno në Green Coast” do të jetë slogani i panairit të punës që do të zhvillohet në 9 Mars në qytetin e Vlorës. Tre kompanitë organizuese Green Coast Resort &......

Shqipëria, nën pragun e transparencës buxhetore - Shkaku kryesor mbetet pamundësia e monitorimit të performancës
Shqipëria ende nuk është në pragun e duhur të transparencës buxhetore. Referuar të dhënave të Anketës së Buxhetit të Hapur, vendi ynë ka shënuar 52 nga 100......