Energjia “shkatërron” financat e ujësjellësve - ERRU: Çmimi u rrit me 65%. Performanca iu përkeqësua, pavarësisht rritjes së arkëtimeve

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike gjatë vitit 2022 ka përkeqësuar situatën financiare të ujësjellësve, që edhe më herët kanë shfaqur probleme të shumta me borxhet ndaj OSHEE-së. Sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Ujit performanca e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve u përkeqësua, pavarësisht se u punua mirë në drejtim të rritjes së faturimit, përmirësim të arkëtimeve korrente dhe të prapambetura si dhe në uljen e numrit të konsumatorëve pa matës.
Sipas ERRU-së përkeqësimi ka ardhur pikërisht për shkak të rritjes së kostove për energjinë elektrike, pasi ky zë përbën pjesën kryesore të kostove të operimit dhe mirëmbajtjes të sektorit. “Konstatohet se 70% e rritjes së kostove të O&M ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike, i cili në vitin 2022 është rritur me rreth 65%”, - thuhet ndër të tjera në raport. "Mbulimi i kostove së operimit dhe mirëmbajtjes" për vitin 2022, ka rënë ndjeshëm nga 103.4% në 90.5%”, - shtohet më tej.
Rritja e çmimeve të energjisë për ujësjllësit erdhën si pasojë e nxjerrjes në tregun e liberalizuar të klientëve të lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV. Nisur nga problematika e kostove të energjisë që aktualisht zënë rreth 50% të kostove operative të sektorit, ERRU rekomandon realizimin sa më shpejt të një analize “due diligence” për strategjinë e çmimeve të energjisë elektrike për sektorin UK në drejtim të mundësisë së pagesës së faturës së energjisë elektrike nga shoqëritë rajonale UK dhe ato të paagreguara, duke marrë parasysh kriterin e përballueshmërisë së pagesës së faturës së ujit nga konsumatorët dhe/ose subvencionimin e tyre. Po ashtu, kërkohet të shihet si prioritet hartimi i Planeve të Rritjes së Efiçencës së Energjisë për shoqëritë UK.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Kina është e pasur apo e varfër? Pyetja që do të përndjekë Pekinin edhe për disa vite mes një lufte fjalësh me Uashingtonin!
Kina është vetëm një hap të vogël larg kualifikimit si një ekonomi me të ardhura të larta siç përcaktohet nga Banka Botërore - ose në terma më të thjeshtë, një......

Pse Arabia Saudite ka depozituar 5 miliardë dollarë në bankën qendrore turke?!
Arabia Saudite njoftoi në fillim të kësaj jave se depozitoi 5 miliardë dollarë në bankën qendrore turke, duke ndihmuar Ankaranë të forcojë monedhën e saj të......

Pse bankat qendrore e çuan kërkesën globale të arit në nivelin e tij më të lartë në 2022-shin?!
Kërkesa globale për arin u rrit në një nivel të ri rekord në vitin 2022 dhe nuk ishin blerësit me pakicë apo firmat e investimeve që nxitën rritjen. Ishin......

IuteCredit Albania: Krijojmë lehtësi për një stil më të mirë jetese
IuteCredit Albania po revolucionarizon sistemin e kreditimit në vend dhe ndikimi është i dukshëm. Platforma e institucionit financiar me bazë në Estoni, "New......

Puno në Green Coast - Vlorë, mundësi të shumta punësimi në panairin e 9 Marsit!
“Puno në Green Coast” do të jetë slogani i panairit të punës që do të zhvillohet në 9 Mars në qytetin e Vlorës. Tre kompanitë organizuese Green Coast Resort &......

Shqipëria, nën pragun e transparencës buxhetore - Shkaku kryesor mbetet pamundësia e monitorimit të performancës
Shqipëria ende nuk është në pragun e duhur të transparencës buxhetore. Referuar të dhënave të Anketës së Buxhetit të Hapur, vendi ynë ka shënuar 52 nga 100......

Ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit? - Mbrojtja sociale merr 30 %. Mjedisi jashtë prioriteteve, më i diskriminuari
Buxheti i shtetit ka shpenzuar përgjatë vitit që lamë pas, 651 miliardë lekë apo 5.67 miliardë euro Por si janë shpërndarë këto para dhe ku janë përqendruar......

Në Shqipëri, 17 nxënës për çdo një mësues - Eurostat: Renditemi ndër vendet e para në Europë me raportin më të lartë
Referuar të dhënave të “Institutit të Statistkave” raporti i nxënësve për mësues ka ardhur në rënie nga viti në vit, kjo edhe si pasojë e numrit më të ulët të......