Europa Postuar më 8 Mars 2023, 10:57

Ku u rritën më shumë çmimet e banesave në Europë? - Suedia është vendi që shënon shtrenjtimin më të madh

Nga SCAN TV
Ku u rritën më shumë çmimet e banesave në

Tendencat e çmimeve të banesave në të gjithë Europën kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga vitet 1990. Të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD - tregojnë një situatë shumë të përzier, me vlerat e pronave në disa vende që u rritën me afro 180% krahasuar me vitin 1996.

Në të tjera, çmimet kanë ngecur dhe madje kanë rënë, ndonjëherë. Sipas ekspertëve një mungesë thelbësore e banesave për të përmbushur nevojat e një popullsie në rritje dhe në ndryshim në të gjithë Europën, ka nxitur një rritje të fortë të çmimeve të banesave në shumë pjesë të kontinentit gjatë dekadës së fundit.

Suedia – prej kohësh një nga tregjet më të nxehta të banesave në Europë – regjistron rritjen më të madhe, me çmimet mesatare që rriten 176% midis 2021 - shit dhe 1996 - ës. Ekspertët e sektorit të pasurive të paluajtshme konfirmojnë se tregu i pronave është nxitur nga një rritje e fortë dhe e qëndrueshme e popullsisë dhe të ardhurave të disponueshme dhe një periudhë e gjatë e normave shumë të ulëta të hipotekave. Ndërkohë që situata është ndërlikuar nga fakti se ndërtimi i banesave ka qenë në nivel shumë të ulët, edhe pse një pjesë mjaft e madhe e popullsisë është në grupmoshën kur është më e zakonshme krijimi i familjes. Kombinimi i këtyre faktorëve ka shkaktuar rritje të çmimeve.

Në janar, ekspertët paralajmëruan një përplasje të tregut të pronave në Suedi, me disa që parashikonin një rënie prej 20% të çmimeve, pasi vendi rriti normat e interesit për t’u përballur me borxhin e lartë të familjeve.

Mbretëria e Bashkuar është e dyta në listë. Atje, çmimet mesatare të pronave janë rritur me 145% midis 1996 dhe 2021. Arsyeja e qartë është se pronarët e shtëpive filluan të tejkalojnë në numër ata që merrnin me qera, si dhe kishte mungesë të banesave sociale të disponueshme. Në këtë mënyrë njerëzit duhej të zgjidhnin midis pagesës së qerasë më të shtrenjtë ose blerjes së shtëpisë së tyre. Në vitin 1992, çmimi mesatar i një banese në Londër ishte 78 mijë paund, ndërsa sot është 524 mijë paund. Kjo është një rritje prej 572% në pak më shumë se 30 vjet.

Në vende të tjera, çmimet janë ulur gjatë kësaj periudhe. Italia pa një ‘bum’ deri në krizën financiare të vitit 2008, por që atëherë ka treguar një rënie të vazhdueshme.

Vlera e pronës në Gjermani, kombi më i madh i Europës, mbeti relativisht i pandryshuar nga viti 1996, duke u rritur vetëm në vitin 2016. Portugalia ka ndjekur një trend të ngjashëm si Gjermania, megjithëse me rritje pak më të madhe në fund të viteve '90.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat