Europa Postuar më 8 Mars 2023, 11:00

Banka Santander, në ndihmë të grave - Një ndryshim i shpejtë i roleve të punës për t’i ndihmuar në karrierë

Nga SCAN TV
Banka Santander, në ndihmë të grave - Një ndryshim i

Një nga bankat më të mëdha të Europës, Santander, po ndryshon me ritëm të shpejtë rolet e punës për të ndihmuar gratë të arrijnë në krye. Sipas kryetares ekzekutive të Santander, Ana Botin, industria e financave nuk është mjaft e shpejtë në vendosjen e grave në poste drejtuese. Ajo sqaroi se situata po përmirësohet por jo me ritmin e duhur.

Botin tha se ka hapa që institucionet financiare mund të ndërmarrin për të siguruar që gratë të mund të kenë role kryesore në këtë sektor. Një shembull për këtë është krijimi i sigurisë për plane karriere për gratë, jo vetëm në funksionet mbështetëse, por në anën e biznesit, duke u siguruar që të rrotullojnë rolet më shpejt. Role të cilat të cilat priret të zihen nga burrat.

Procesi i rrotullimit të roleve më shpesh do të thotë që gratë mund të marrin fleksibilitetin e përvojës që u nevojitet për të arritur në krye, sipas saj. Santander ka objektiva barazie në përpjekje për të korrigjuar çekuilibrin gjinor në të gjithë industrinë, duke përfshirë vendosjen e 30% të grave në role drejtuese.

Ana Botin u emërua unanimisht kryetare ekzekutive e Santander në vitin 2014 dhe që atëherë është përshkruar si një nga gratë më të fuqishme në bankat europiane.

Një sondazh i vitit 2021 i ndërmarrë nga ‘London School of Economics’ zbuloi se gratë në shërbimet financiare në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar luftojnë nëse nuk performojnë "vazhdimisht mirë", ndërsa burrat "mediokër" thuhet se mbijetojnë në një numër të lartë.

Hulumtimi global nga firma e auditimit ‘Deloitte’ në vitin 2022 tregoi se gratë mbanin 21% të vendeve në bord brenda institucioneve të shërbimeve financiare, 19% të roleve të C-suite dhe 5% të pozicioneve të CEO-ve.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat