Shqipëria Postuar më 8 Mars 2023, 10:59

Rritja e parë e bonove të thesarit, pas rënies së pandërperë - Në ankandin e kësaj jave, instrumentet me maturim 3-mujor shënuan ngritje modeste të interesave

Nga SCAN TV
Rritja e parë e bonove të thesarit, pas rënies së

Në muajin mars është shënuar rritja e parë e interesave të letrave me vlerë të Qeverisë, në rënie të pandërprerë që prej nëntorit të vitit të shkuar. Kanë qenë bonot me afat maturimi 3 mujor që në ankandin e kësaj jave kanë shënuar një rritje modeste. Nga 2.76% në ankandin e mëparshëm të shkurtit, norma mesatare e ponderuar për këtë instrument është rritur në 2.82% këtë muaj. Ato arritën pikën më të lartë në muajin dhjetor të vitit të shkuar, në nivelin mbi 3%, për të shënuar rënie të njëpasnjëshme gjatë dy muajve të këtij viti.

Është rritja e parë pas një rënie të vazhdueshme prej rreth 3 muajsh, edhe sinjal që mbiraeagimi i tregut ndaj pritshmërive për inflacionin dhe rritjes së mëtejshme të normës bazë nga Banka e Shqipërisë është qetësuar tërësisht. Gjitëthësi duhet pritur ankandi i bonove një vjeccare për të kuptuar nëse do të kemi një frenim të rënies, apo edhe rritje.

Nga 4.09% në ankandin e 21 shkurtit, normat e interesit të bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor kanë rënë në kuotën 3.93% në ankandit e 28 shkurtit. Të dhënat janë publikuar nga Banka e Shqipërisë, sipas së cilës në ankandin e ditës së fundit të shkurtit, u emetuan një sasi bonosh prej 8 mililiardë lekësh, afërisht 80 milionë dollarësh. Yeldi mesatar i ponderuar rezultoi 3.98%, ndërsa yeldi mesatar i thjeshtë edhe më i ulët, në vlerën 3.93%. se sa e fortë është rënia e normave të këtij instrumenti, i cili shërben edhe si referencë, mjafton të kujtojmë që në nëntor norma e tyre ishte 5.8%.

Ndërkohë që shumë më e fortë ka qenë rënia e normave të interesit të bonove 6 mujore, ankandi i të cilave u zhvillua po në 28 shkurt. Në ankandin e 31 janarit ato u shitën me normën e interesit të ponderuar 4.37%, por duke rënë me mbi 1 pikë përqindje në ankandin e kësaj jave, kur u shitën me 3.26%.

Lorenc Rabeta/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......