Euro dhe taksat, lehtësohet shërbimi i borxhit - 400 milionë euro kosto në gjashtë muajt e parë të vitit, por në rënie në raport me PBB

Nuk është vetëm borxhi në raport me PBB, që është ulur ndjeshëm për shkak të rritjes së të ardhurave buxhetore dhe kursit të këmbimit, por edhe kostot e shërbimit të huasë shtetërore. Megjithëse kostot e shërbimit të borxhit janë rritur në terma reale, ato rezultojnë ndjeshëm më të ulëta këtë vit të matura në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, kostot e shërbimit të borxhit rezultojnë në mes të këtij viti sa 1.84% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, dukshëm më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë, kur totali i kostove të shërbimit të borxhit ishin sa 1.97% e PBB.
Fenomeni është i ngjashëm me të dhënat e borxhit qeveritar në total, i cili edhe pse në rritje, rezulton në rënie të fortë i matur në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për shkak të prurjeve të larta buxhetore në arkën e shtetit, si dhe kursit të favorshëm të këmbimit.
Në realitet, në gjysmën e parë të këtij viti, shërbimi i borxhit i ka kushtuar qeverisë 40.1 miliardë lekë, apo afërisht 400 milionë euro me kursin e sotëm të këmbimit. Shifra është më e lartë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të shkuar, kur shërbimi i borxhit i kushtonte Qeverisë 39.7 miliardë lekë, apo afërisht 395 milionë euro.
Megjithëse në realitet borxhi publik ka vijuar të rritet përgjatë këtij viti, duke kaluar pragun e 1.4 trilionë lekëve, vlera në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto rezulton 64.7% në mesin e këtij vit, me rënie prej plot 10% krahasuar me vitet 2020-2021.
Huaja shtetërore rezulton në muajin qershor 13.2 miliardë euro, rreth 1.2 miliardë euro më shumë se një vit më parë. Rënia në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto i detyrohet tërësisht rritjes së PBB për shkak të çmimeve dhe kursit të këmbimit. Vlerat e borxhit janë llogaritur në dokument nga Ministria e Finnacave me kursin euro-lek 106 lekë, në një kohë që monedha e përbashkët po lundron këto muaj në ujëra edhe më të cekta. Matur me kursin aktual të këmbimit, borxhi publik është edhe më e i ulët se 64.7% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Monitorimi i koncesionit Thumanë-Kashar - Gati hapja e tenderit, fondi limit do jetë rreth 290 mln lekë
Monitorimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar pritet të kushtojë rreth 290 mln lekë. Ministria e Infrastrukturës dhe......

Varësia e energjisë nga moti - Prioritetet e qeverisë, edhe investime në impiante me lëndë djegëse fosile
Teksa aktualisht vendi ynë prodhon thuajse 100% të energjisë nga burime të rinovueshme, energjia fosile do të jetë në fokus të investimeve në burime të reja......

Banka e Shqipërisë dyfishon blerjen e eurove në treg - Ankandi/ Nga 9 milionë euro, u blenë 18 milionë në kërkim të frenimit të nënçmimit
Siç e kishte paralajmëruar pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë nisi menjëherë shtimin e kuotave të blerjes së euros në tregun e brendshëm për të frenuar......

Ministrja Krifca në Vlorë: Taskforca e AKU-së në 1500 inspektime, 3% raste të shkeljes së sigurisë ushqimore
Taskforca për sigurinë ushqimore vijon monitorimin në të gjithë subjektet që ofrojnë produkte ushqimore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të......

Universitetet më të mira në botë për vitin 2024 - 5 nga 10 më të mirat ndodhen në Europë!
Janë publikuar së fundmi renditjet vjetore të universiteteve botërore QS për vitin 2024 - dhe Europa ka marrë gjysmën e vendeve të para në top 10. Vlerësimi......

Këto mjete të inteligjencës artificiale mund të ndihmojnë në kërkimit tuaj akademik!
Akademia dhe inteligjenca artificiale (AI) po ndërthuren gjithnjë e më shumë, dhe ndërsa AI vazhdon të përparojë, ka të ngjarë që akademikët të vazhdojnë ose......

Ndryshimet klimatike ndikojnë në ekonomi - Rritja e emetimeve të karbonit, kosto të larta të shërbimit të borxhit për 59 vende
Një studim i kryer nga Universiteti i Anglisë Lindore dhe Universiteti i Kembrixhit paralajmëron se një dështim për të reduktuar emetimet e karbonit do të......

Italianët, në “arrati” nga çmimet e larta - 30% më pak preferojnë vendin e tyre. Ndër destinacionet e preferuara edhe Shqipëria
Efekti i rritjes së çmimeve në sezonin turistik, ndryshon hartën e pushimeve për italianët. Deri në 30% regjistrohet rënia e kërkesës për destinacionet......