Bota Postuar më 7 Gusht 2023, 11:45

Ndryshimet klimatike ndikojnë në ekonomi - Rritja e emetimeve të karbonit, kosto të larta të shërbimit të borxhit për 59 vende

Nga SCAN TV
Ndryshimet klimatike ndikojnë në ekonomi - Rritja e emetimeve të

Një studim i kryer nga Universiteti i Anglisë Lindore dhe Universiteti i Kembrixhit paralajmëron se një dështim për të reduktuar emetimet e karbonit do të rezultojë në rritjen e kostove të shërbimit të borxhit për 59 vende brenda dekadës së ardhshme. Sipas studimit, Kina, India, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja mund të presin ulje me dy nivele sipas një sistemi vlerësimi të kreditit "të rregulluar sipas klimës". Kjo do të rriste kostot e huamarrjes, duke prekur si kombet, ashtu edhe korporatat.

Për më tepër, ndryshimet klimatike tashmë po shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike. Valët e fundit të të nxehtit mendohet të kenë ulur me 0.6 pikë përqindje  prodhimin global këtë vit. Ndërsa agjencitë e vlerësimit të kredisë e pranojnë cenueshmërinë e ekonomive ndaj ndryshimeve klimatike, ato kanë qenë të kujdesshme në përcaktimin sasior të rreziqeve për shkak të pasigurive që rrethojnë shkallën e dëmit.

Studimi përdori modele të inteligjencës artificiale të trajnuara mbi vlerësimet ekzistuese të S&P Global dhe i kombinoi ato me modelet ekonomike të klimës dhe vlerësimet e rrezikut të fatkeqësive natyrore. Rezultatet zbuluan se nëse emetimet vazhdojnë të rriten, 59 vende do të përjetonin ulje të vlerësimit të kredisë. Për krahasim, gjatë pandemisë COVID-19, 48 vende pësuan ulje të vlerësimit midis janarit 2020 dhe shkurtit 2021.

Sipas një skenari të përafruar me objektivin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën për kufizimin e rritjes së temperaturës në dy gradë, studimi zbuloi se vlerësimet e kredisë sovrane nuk do të ndikoheshin në periudhë afatshkurtër, ndërsa efektet në periudhë  afatgjatë do të jenë të kufizuara. Megjithatë, në një skenar më të keq të emetimeve të larta të dioksidit të karbonit deri në fund të shekullit, kostot globale të shërbimit të borxhit mund të rriten në qindra miliardë dollarë.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 7 Gusht

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës në raport me javën e kaluar teksa blihet këtë të hënë me 93.2......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat