Italianët, në “arrati” nga çmimet e larta - 30% më pak preferojnë vendin e tyre. Ndër destinacionet e preferuara edhe Shqipëria

Efekti i rritjes së çmimeve në sezonin turistik, ndryshon hartën e pushimeve për italianët. Deri në 30% regjistrohet rënia e kërkesës për destinacionet kryesore vendase. Pushuesit italianë tashmë kanë në qendër të vëmendjes Spanjën, Tunizinë dhe Egjiptin, por edhe destinacione të reja si Shqipëria dhe Mali i Zi. Ndërsa, Lindja e Largët është rikthyer për udhëtime të gjata, me Japoninë në krye. Por kjo zhvendosje e pushuesve, sipas ekspertëve pritet të ketë ndikim negative në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit.
“Shpresojmë në kontributin e turizmit dhe më pas në rimëkëmbjen e industrisë”, tha ministri i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti, duke komentuar rënien ciklike të PBB-së prej 0.3% në tremujorin e dytë. Por, nga ana e biznesit, bëhen komente më të kujdesshme. Sipas federatës kombëtare të turizmit pavarësisht rritjes me 4% të ardhjes nga jashtë të turistëve, ky sezon nuk do të jetë në kapacitet të plotë. Krahas rritjes së çmimeve, një faktor që ka ndikuar është edhe ndikimi mjedisor, me temperaturat që regjistruan rekorde.
Rritja e inflacionit ka gërryer fuqinë blerëse të turistëve dhe detyruar kompanitë të rishikojnë rritjen e çmimeve. Sipas përfaqësuesve të biznesit duhet të reflektohet mbi ngadalësimin që po regjistron kërkesa, pasi bilanci përfundimtar për pesë muajt e parë të 2023 tregoi një rritje të përgjithshme prej 15% të pranisë turistike. Ata mendojnë se duhet mbështetur kërkesa turistike me lehtësime taksash dhe thjeshtime për të kundërbalancuar tensionet inflacioniste dhe alarmin mjedisor.
Të shqetësuar shprehen edhe përfaëqësues të sektorit të hotelerisë, sipas të cilëve vera 2023 nuk po jep një performancë të mirë për sa i përket tregut të brendshëm. Në thelb turizmi italian ka pësuar një rënie, ndërsa rezultatet më të mira shihen nga hyrjet e vizitorëve të huaj. Sipas tyre italianët preferojnë makinat për të lëvizur, shenjë se udhëtimet me tren dhe avion janë shtrenjtuar ndjeshëm. Parashikimet tregojnë, se gushti do të regjistrojë një rënie prej të paktën 800 mijë vizitorësh krahasuar me vitin 2022.
Sipas vlerësimeve të shoqatave të konsumatorëve, më shumë se një italian në 10 do të heqë dorë nga udhëtimet dhe pushimet për shkak të çmimeve të larta, ndërsa llogaritet se për shkak të inflacionit të lartë të ardhurat e tyre kanë rënë me 2 mijë euro.
Dorian Koça/SCAN

Energjia diellore, rol kyç në Europën Jugore - Por, përfaqëson një pjesë relativisht të vogël të prodhimit në shumicën e vendeve
Prodhimi i energjisë diellore në Europën Jugore ka regjistruar një rritje të konsiderueshme gjatë muajve të verës, për shkak edhe të temperaturave të larta.......

Pse Spanja thyen rekordet e tregut të punës, por kryeson shkallën e papunësisë në BE?
Edhe pse tregu i punës i Spanjës ka thyer rekorde të reja gjatë muajve të fundit me numrin e të papunëve në nivelin më të ulët në 15 vjet, vendi vazhdon të......

Drithërat ukrainase: A është Kroacia zgjidhja për urinë?
Lajmi ka mbërritur në portalet më të rëndësishme online për eksportin e mundshëm të grurit ukrainas përmes Kroacisë: "Ukraina dhe Kroacia me sa duket kanë rënë......

Sllovenia në luftë me katastrofën më të rëndë natyrore!
Pas përmbytjeve të mëdha në Slloveni ky vend ka kërkuar ndihmën e NATO-s dhe BE. Sllovenisë i duhen helikopterë të rëndë ushtarakë me një aftësi mbajtëse 5......

A mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në sigurimin e ushqimit?
Banane rezistente ndaj ndryshimeve të klimës, oriz që kërkon pak ujë, apo patate që përballojnë sëmundjet apo insektet. Prodhimi i ushqimit e rëndon shumë......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës në raport me javën e kaluar teksa blihet këtë të hënë me 93.2......

A do të jetë e mundur të lundrojmë pa ndotur?
Sipas një raporti të publikuar katër vjet më parë nga Transport & Environment, në një vit të vetëm të gjitha anijet turistike të operatorit lider në industrinë......

Kriza klimatike: Turbulencat në aeroplanë po përkeqësohen!
Në dekadat e fundit, disa studime kishin parashikuar se ndryshimi klimatik do të përkeqësonte turbulencat gjatë fluturimit: tani një studim i botuar në......