Sllovenia në luftë me katastrofën më të rëndë natyrore!

Pas përmbytjeve të mëdha në Slloveni ky vend ka kërkuar ndihmën e NATO-s dhe BE. Sllovenisë i duhen helikopterë të rëndë ushtarakë me një aftësi mbajtëse 5 tonë për transporte dhe 200 ushtarë për detyra të mbrojtjes nga katastrofa dhe shpëtimi. Nga BE Sllovenia kërkon 30 ekskavatorë shpëtimi dhe 30 makineri speciale për kontrollin e ujërave dhe inxhinierë.
Ndërkohë kanë filluar evakuimet pas shkatërrimit të një dige në lumin Mur. 500 vetë duhet të largoheshin me shpejtësi nga fshati Bistricë, raportuan mediat lokale. Por edhe zona të tjera janë të rrezikuara thuhet nga autoriteti i mbrojtjes së katastrofave natyrore.
Kjo është katastrofa më e madhe natyrore në historinë e shtetit të ri ballkanik, të pavarësuar në vitin 1991 nga ish-Jugosllavia. Kryeministri slloven, Robert Golob e vlerësoi dëmin në më shumë se 500 milionë euro. Më së shumti është dëmtuar infrastruktura e rrugëve, ajo energjetike si edhe disa qindra ndërtesa.
Shumë fshatra sllovenë janë izoluar pas katastrofës. Forcat e shpëtimit dërgojnë ushqime me helikopterë. Lagështia e lartë e tokës rrit probabilitetin e rrëshqitjeve të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Sllovenisë. Edhe në Austri kërcënojnë rrëshqitje masive të dherave në shpate malore pas shirave të mëdha. Më të prekura nga moti i keq janë Kärnten dhe Steiermark.
E . S / SCAN
Sondazh

A mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në sigurimin e ushqimit?
Banane rezistente ndaj ndryshimeve të klimës, oriz që kërkon pak ujë, apo patate që përballojnë sëmundjet apo insektet. Prodhimi i ushqimit e rëndon shumë......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës në raport me javën e kaluar teksa blihet këtë të hënë me 93.2......

A do të jetë e mundur të lundrojmë pa ndotur?
Sipas një raporti të publikuar katër vjet më parë nga Transport & Environment, në një vit të vetëm të gjitha anijet turistike të operatorit lider në industrinë......

Kriza klimatike: Turbulencat në aeroplanë po përkeqësohen!
Në dekadat e fundit, disa studime kishin parashikuar se ndryshimi klimatik do të përkeqësonte turbulencat gjatë fluturimit: tani një studim i botuar në......

Pse ndalimi i Huawei do t'i kushtojë Gjermanisë 400 milionë euro?!
Operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë do të duhet të shpenzojë deri në 400 milionë euro (437.44 milionë dollarë) për të zëvendësuar të gjithë komponentët......

Ngadalësimi i punësimit në SHBA mund ta shtyjë Fed të heqë dorë nga një rritje tjetër e normës!
Politikëbërësit e Rezervës Federale morën prova të reja të premten se tregu i punës po ftohet, duke shtuar se rritja e fundit e normës së interesit të Bankës......

Zvicra përballë valës më të madhe të humbjeve të vendeve të punës në më shumë se një dekadë!
Kapitali financiar i Zvicrës po përgatitet për valën më të madhe të humbjeve të vendeve të punës në më shumë se një dekadë pas kolapsit të Credit Suisse në......

Politikëbërësit e Kinës i mbajnë investitorët në pritje, por japin siguri likuiditeti!
Likuiditeti në sistemin bankar të Kinës do të mbahej në mënyrë të arsyeshme të bollshme, tha një zyrtar gjatë një konference për shtyp nga planifikuesi......