Energjia diellore, rol kyç në Europën Jugore - Por, përfaqëson një pjesë relativisht të vogël të prodhimit në shumicën e vendeve

Prodhimi i energjisë diellore në Europën Jugore ka regjistruar një rritje të konsiderueshme gjatë muajve të verës, për shkak edhe të temperaturave të larta. Vende si Spanja dhe Greqia, kanë instaluar një numër të madh panelesh diellore për të adresuar çmimet e larta rekord të energjisë vitin e kaluar dhe rritur sigurinë energjetike. Spanja shtoi një kapacitet rekord prej 4,5 gigavatësh në korrik 2022, duke dëshmuar prodhimin më të lartë të energjisë diellore të regjistruar ndonjëherë në vend.
Të dhënat treguan se dielli përbënte gati 24% të energjisë elektrike të Spanjës në korrik 2022, krahasuar me 16% në korrik 2021. Në Siçili, energjia diellore luajti një rol kritik në përmbushjen e kërkesës maksimale për energji në korrik. Gjatë kësaj periudhe, pothuajse gjysma e kërkesës së tepërt mbulohej nga energjia diellore. Në Greqi, fotovoltaikët siguruan 3.5 gigavatë nga kërkesa totale e energjisë prej 10.35 gigavatë.
Edhe në vendet me klimë më të freskët dhe më pak me diell, si Belgjika, energjia diellore ka mbuluar më shumë se 100% të energjisë shtesë të nevojshme gjatë rritjes së kërkesës. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se vetëm dielli nuk mund të mbështesë plotësisht rrjetet e energjisë. Disa zona, si Katania në Siçili dhe Athina, u përballën me ndërprerje të furnizimit me energji dhe ujë për shkak të dëmtimeve nga zjarret.
Megjithëse energjia diellore është rritur me shpejtësi, ajo ende përfaqëson një pjesë relativisht të vogël të prodhimit në shumicën e vendeve, ku burime të tilla si era, gazi, qymyri dhe energjia bërthamore dominojnë furnizimin. Një faktor që ka ndihmuar sistemet europiane këtë verë është kërkesa relativisht e ulët për energji. Çmimet në Europë mbeten të larta, duke inkurajuar konsumatorët dhe industritë të frenojnë konsumin e tyre të energjisë.
Ekspertë të sektorit mendojnë se, duke pasur parasysh rritjen e pritshme të frekuencës dhe ashpërsisë së valëve të të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike, infrastruktura energjetike e Europës do të përballet me sfida edhe më të mëdha. Ata po bëjnë thirrje për investime të përshpejtuara në rrjet dhe promovimin e projekteve të ruajtjes së energjisë diellore.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Pse Spanja thyen rekordet e tregut të punës, por kryeson shkallën e papunësisë në BE?
Edhe pse tregu i punës i Spanjës ka thyer rekorde të reja gjatë muajve të fundit me numrin e të papunëve në nivelin më të ulët në 15 vjet, vendi vazhdon të......

Drithërat ukrainase: A është Kroacia zgjidhja për urinë?
Lajmi ka mbërritur në portalet më të rëndësishme online për eksportin e mundshëm të grurit ukrainas përmes Kroacisë: "Ukraina dhe Kroacia me sa duket kanë rënë......

Sllovenia në luftë me katastrofën më të rëndë natyrore!
Pas përmbytjeve të mëdha në Slloveni ky vend ka kërkuar ndihmën e NATO-s dhe BE. Sllovenisë i duhen helikopterë të rëndë ushtarakë me një aftësi mbajtëse 5......

A mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në sigurimin e ushqimit?
Banane rezistente ndaj ndryshimeve të klimës, oriz që kërkon pak ujë, apo patate që përballojnë sëmundjet apo insektet. Prodhimi i ushqimit e rëndon shumë......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës në raport me javën e kaluar teksa blihet këtë të hënë me 93.2......

A do të jetë e mundur të lundrojmë pa ndotur?
Sipas një raporti të publikuar katër vjet më parë nga Transport & Environment, në një vit të vetëm të gjitha anijet turistike të operatorit lider në industrinë......

Kriza klimatike: Turbulencat në aeroplanë po përkeqësohen!
Në dekadat e fundit, disa studime kishin parashikuar se ndryshimi klimatik do të përkeqësonte turbulencat gjatë fluturimit: tani një studim i botuar në......

Pse ndalimi i Huawei do t'i kushtojë Gjermanisë 400 milionë euro?!
Operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë do të duhet të shpenzojë deri në 400 milionë euro (437.44 milionë dollarë) për të zëvendësuar të gjithë komponentët......