Drithërat ukrainase: A është Kroacia zgjidhja për urinë?

Lajmi ka mbërritur në portalet më të rëndësishme online për eksportin e mundshëm të grurit ukrainas përmes Kroacisë: "Ukraina dhe Kroacia me sa duket kanë rënë dakord për përdorimin e porteve kroate në Danub dhe në bregdetin e Adriatikut për eksportin e grurit ukrainas."
Por kjo e fundit mund të marrë pak kohë. Vetëm shikimi i hartës tregon se cilat probleme të mëdha logjistike do të duhej të kapërceheshin për të realizuar këtë ide. Gruri ukrainas mund të transportohej në Danub nëpërmjet dy porteve të Ukrainës: Islail ose Reni, ky i fundit u bombardua së fundmi nga Rusia. Një tjetër mundësi është transportimi i drithërave nëpërmjet Detit të Zi në portin rumun të Konstancës dhe prej andej në Danub. Më pas ajo ndjek më shumë se 1000 kilometra në rrjedhën e sipërme përgjatë Danubit deri në Vukovar.
Por porti i Vukovarit është i vogël. Aktualisht, kapaciteti i tij total i trajtimit është maksimumi 1.2 milionë tonë ngarkesë në vit - duke përfshirë, për shembull, kontejnerët. Dhe aktualisht ka vetëm një hambar me kapacitet 10 mijë tonë. Për krahasim: sipas të dhënave nga Bashkimi Evropian, Ukraina eksportoi më shumë se 30 milionë tonë grurë dhe ushqime të tjera nga gushti 2022 deri në maj 2023 në kuadër të Marrëveshjes për një korridor të sigurt për anijet në Detin e Zi. Kjo sasi u transportua nga më shumë se 1.080 anije. Kapacitetet e Vukovarit nuk do të luanin një rol serioz atje.
Dhe pastaj shtrohet pyetja se si të dorëzohen ato sasi të mëdha gruri në portet në Rijekë, Zarë apo Split. Kamionët më të mëdhenj mund të ngarkojnë maksimumi 45 tonë ngarkesë. Për transportin e një milion tonësh, kjo do të thoshte 22 mijë kamionë të tillë. Një opsion tjetër është hekurudha. Por është iluzore të mendohet se hekurudhat kroate, të cilat nuk janë në gjendje të organizojnë as një trafik normal pasagjerësh, do të jenë në gjendje të përballojnë atë sasi mallrash - dhe atë në shina që janë në gjendje të keqe dhe kryesisht të paelektrizuara.
As në aspektin financiar, eksporti i grurit përmes Kroacisë nuk do të thoshte shumë për Ukrainën. Çmimi aktual i drithit në tregun botëror është rreth 350 euro për ton, kurse misri 260 euro/t. Me një milion tonë në vit, kjo do të thotë një fitim prej rreth 300 milionë euro, ndërsa vetëm një pjesë e tij do të shkonte për fermerët ukrainas, sepse fitojnë edhe transportuesit dhe shitësit me shumicë.
Në të njëjtën kohë, sipas platformës gjermane të statistikave Statista, nga fillimi i luftës deri në maj të këtij viti, vetëm BE-ja i dha Ukrainës më shumë se 25 miliardë ndihma financiare, ndërsa SHBA më shumë se 24 miliardë. Ka dhe një sërë vendesh të tjera që dhanë ndihmë bilaterale - vetëm Gjermania, për shembull, 1.3 miliardë euro. Në këto shuma nuk përfshihet ndihma humanitare dhe ushtarake.
Sipas Jurçiqit, projekti i transportit të grurit ndoshta do të ishte një shpenzim më i madh për Kroacinë sesa do të kishte ndonjë efekt pozitiv për Ukrainën. "Kontributi i Kroacisë për Ukrainën në luftë është i parëndësishëm, më shumë simbolik. Kjo vlen edhe për lëvizjet e tjera që janë, para së gjithash, shprehje e mbështetjes simbolike - qoftë kur bëhet fjalë për helikopterët që dërgohen atje, qoftë kur bëhet fjalë për armë dhe municione të tjera. Ata ndoshta e përdorin këtë municion brenda një dite." Në fillim të majit, u njoftua se Kroacia i kishte dhuruar Ukrainës 14 helikopterë Mi-8. Por ky gjest i qeverisë kroate nuk është vetëm një mesazh për Ukrainën – ai synon të vërehet edhe nga Komisioni Europian.
E . S / SCAN
Sondazh

Sllovenia në luftë me katastrofën më të rëndë natyrore!
Pas përmbytjeve të mëdha në Slloveni ky vend ka kërkuar ndihmën e NATO-s dhe BE. Sllovenisë i duhen helikopterë të rëndë ushtarakë me një aftësi mbajtëse 5......

A mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në sigurimin e ushqimit?
Banane rezistente ndaj ndryshimeve të klimës, oriz që kërkon pak ujë, apo patate që përballojnë sëmundjet apo insektet. Prodhimi i ushqimit e rëndon shumë......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës në raport me javën e kaluar teksa blihet këtë të hënë me 93.2......

A do të jetë e mundur të lundrojmë pa ndotur?
Sipas një raporti të publikuar katër vjet më parë nga Transport & Environment, në një vit të vetëm të gjitha anijet turistike të operatorit lider në industrinë......

Kriza klimatike: Turbulencat në aeroplanë po përkeqësohen!
Në dekadat e fundit, disa studime kishin parashikuar se ndryshimi klimatik do të përkeqësonte turbulencat gjatë fluturimit: tani një studim i botuar në......

Pse ndalimi i Huawei do t'i kushtojë Gjermanisë 400 milionë euro?!
Operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë do të duhet të shpenzojë deri në 400 milionë euro (437.44 milionë dollarë) për të zëvendësuar të gjithë komponentët......

Ngadalësimi i punësimit në SHBA mund ta shtyjë Fed të heqë dorë nga një rritje tjetër e normës!
Politikëbërësit e Rezervës Federale morën prova të reja të premten se tregu i punës po ftohet, duke shtuar se rritja e fundit e normës së interesit të Bankës......

Zvicra përballë valës më të madhe të humbjeve të vendeve të punës në më shumë se një dekadë!
Kapitali financiar i Zvicrës po përgatitet për valën më të madhe të humbjeve të vendeve të punës në më shumë se një dekadë pas kolapsit të Credit Suisse në......