Ministrja Krifca në Vlorë: Taskforca e AKU-së në 1500 inspektime, 3% raste të shkeljes së sigurisë ushqimore

Taskforca për sigurinë ushqimore vijon monitorimin në të gjithë subjektet që ofrojnë produkte ushqimore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve vendas e të huaj.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ju bashkua ekipit të taskforcës të ngritur nga AKU ditën e sotme në Vlorë, ku sëbashku me kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha,panë nga afër ecurinë e punës në garantimin e sigurisë ushqimore përgjatë sezonit veror që shënon edhe konsum më të lartë.
Në fjalën e saj, Krifca siguroi se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar planin e punës i fokusuar aty ku flukset e vizitorëve e turistëve janë më të shtuara.
“Në kushtet e një fluksi të shtuar turistësh dhe pushuesish, nevoja për respektimin e rregullave të sigurisë ushqimore bëhet shumë më e rëndësishme. Në javën e shtatë të aksionit që kemi ndërmarrë me taskforcën e AKU-së, me fokus kryesor të gjitha zonat turistike të Shqipërisë, jemi për të parë dhe monitoruar respektimin e sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin e ofrimit të ushqimit, qofshin këto, subjekte fast foodeve, magazinave apo njësive tregatre”, tha Krifca.
Ministrja vuri në dukje se, inspektorët gjatë këtij procesi kanë parë dhe biseduar nga afër me subjektet tregtare të ushqimit, për këtë nismë të re të AKU-së, taskforcën, që ka një vëmendje të shtuar veçanërisht tani, gjatë sezonit veror, në kushtet e rritjes së konsumit me objektiv këshillimin për respektimin e ligjit për ushqimin. Ndër të tjera Krifca shtoi se do të ketë zero tolerancë për ata që shkelin ligjin e sigurisë ushqimore duke i referuar këto raste në prokurori,ashtu sikundëe është vepruar deri më tani.
Krifca bëri të ditur se, në qarkun e Vlorës,kanë konstatuar problematikë në një subjekt fast foodi, në zonën e Dhërmiut, ku është evidentuar shkelje me fshirjen e etiketave dhe afateve të skadencës.
“Kjo është shkelje e rëndë e ligjit për ushqimin dhe ne nuk tolerojmë askënd që cënon sigurinë ushqimore të konsumatorëve. Në totalin e 1500 inspektimeve, që ne kemi kryer në territor gjatë sezonit turistik, vetëm 3 % e rasteve kanë rezultuar me shkelje të rregullave dhe standardeve të kërkuara të sigurisë ushqimore”, tha ministrja.
Krifca vuri në dukje se përmes këshillimit që po zhvillohet në të gjithë vendin me subjektet ushqimore, synohet të reduktohen më tej problematikat që cënojnë sigurinë ushqimore.
Kryetari i bashkisë Vlorë Dredha, tha se, fokus i taskfocës ka qënë jo vetëm kontrolli i subjekteve për respektimin e ligjit për ushqimin, por edhe i vlerësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimeve, si vlerë e shtuar në standardet e sigurisë ushqimore.
Ai tha se, konstatimi i shklejve në subjektet tregtare për sigurinë ushqimore është në nivele shumë të ulëta dhe ky është një lajm i mirë për rritjen e sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor për qarkun e Vlorës, veçanërisht në sezonin e verës ku fluksi i konsumatorëve shumëfishohet .
Sondazh

Universitetet më të mira në botë për vitin 2024 - 5 nga 10 më të mirat ndodhen në Europë!
Janë publikuar së fundmi renditjet vjetore të universiteteve botërore QS për vitin 2024 - dhe Europa ka marrë gjysmën e vendeve të para në top 10. Vlerësimi......

Këto mjete të inteligjencës artificiale mund të ndihmojnë në kërkimit tuaj akademik!
Akademia dhe inteligjenca artificiale (AI) po ndërthuren gjithnjë e më shumë, dhe ndërsa AI vazhdon të përparojë, ka të ngjarë që akademikët të vazhdojnë ose......

Ndryshimet klimatike ndikojnë në ekonomi - Rritja e emetimeve të karbonit, kosto të larta të shërbimit të borxhit për 59 vende
Një studim i kryer nga Universiteti i Anglisë Lindore dhe Universiteti i Kembrixhit paralajmëron se një dështim për të reduktuar emetimet e karbonit do të......

Italianët, në “arrati” nga çmimet e larta - 30% më pak preferojnë vendin e tyre. Ndër destinacionet e preferuara edhe Shqipëria
Efekti i rritjes së çmimeve në sezonin turistik, ndryshon hartën e pushimeve për italianët. Deri në 30% regjistrohet rënia e kërkesës për destinacionet......

Energjia diellore, rol kyç në Europën Jugore - Por, përfaqëson një pjesë relativisht të vogël të prodhimit në shumicën e vendeve
Prodhimi i energjisë diellore në Europën Jugore ka regjistruar një rritje të konsiderueshme gjatë muajve të verës, për shkak edhe të temperaturave të larta.......

Pse Spanja thyen rekordet e tregut të punës, por kryeson shkallën e papunësisë në BE?
Edhe pse tregu i punës i Spanjës ka thyer rekorde të reja gjatë muajve të fundit me numrin e të papunëve në nivelin më të ulët në 15 vjet, vendi vazhdon të......

Drithërat ukrainase: A është Kroacia zgjidhja për urinë?
Lajmi ka mbërritur në portalet më të rëndësishme online për eksportin e mundshëm të grurit ukrainas përmes Kroacisë: "Ukraina dhe Kroacia me sa duket kanë rënë......

Sllovenia në luftë me katastrofën më të rëndë natyrore!
Pas përmbytjeve të mëdha në Slloveni ky vend ka kërkuar ndihmën e NATO-s dhe BE. Sllovenisë i duhen helikopterë të rëndë ushtarakë me një aftësi mbajtëse 5......