Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2025, 10:44

Platformë elektronike Shqipëri-Kosovë për tregtinë e energjisë - ALPEX: Sistemi i ri do të jetë transperent dhe modern

Nga Ernilda Luzi

Platformë elektronike Shqipëri-Kosovë për tregtinë e

Bursa shqiptare e energjisë elektrike sh.a-alpex ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërtimin e platformës elektronike e tregtimit dhe klerimit Shqipëri- Kosovë, për tregjet e energjisë elektrike dhe bashkimin e tregjeve. Fondi limit i vënë në dispozicion është 300 milion lekë.

Platforma e tregtimit është një sistem elektronik i centralizuar, e cila lehtëson ALPEX, për të kryer detyrimet tregtare si operator tregu, për tregjet e tij me shumicë të energjisë elektrike, për dy zonat e ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, platforma së bashku me infrastrukturën dhe funksionalitetin e saj, do të sigurojë menaxhim efektiv të të gjitha proceseve të lidhura me tregtimin. Këto procese do të zbatohen në mënyrë të tillë që të garantojnë besueshmëri, saktësi, siguri, transparencë.

Gjithashtu, platforma e tregtimit do të mbështesë, si: modalitetin e bashkimit të tregjeve ashtu edhe modalitetin e tregjeve të ndara, për llogaritjen e rezultateve për çdo njësi kohore të tregut dhe për secilin treg; tregut të ditës në avancë dhe tregut të vazhdueshëm brenda së njëjtës ditë. Kjo platformë do të bazohet në teknologji të përparuar, që do të lejojë ekzekutim të shpejtë të tregtimit, vonesë të ulët, si dhe anonimitet midis palëve të tjera.

Sipas dokumentit, platforma e tregtimit do të ketë një disponueshmëri të lartë për t’iu përgjigjur në kohë çdo problematike që mund të shfaqet në lidhje me performancën e saj, si dhe do të ketë masat e duhura për back-up apo sistem rezervë, në rast të dështimit të platformës kryesore, në mënyrë që të gjithë shërbimet të kalohen në mënyrë automatike në platformën rezervë, pa cenuar ecurinë normale të tregtimit. Platforma e tregtimit do të ofrojë kontrolle te forta sigurie dhe autorizimi, duke siguruar: integritetin e të dhënave, si dhe kontroll efektiv të të gjitha autorizimeve.

Duke përdorur këtë aplikacion, agjenti tregtar i një anëtari burse do të ketë mundësinë që për portofolet e tij të shohë gjendjen aktuale të të gjitha tregjeve të zonës së ofertimit dhe të gjitha të dhënat e tregut të publikuara, duke përfshirë këtu edhe informacion mbi hapjen dhe mbylljen e portave; të shohë gjendjen aktuale të urdhërporosive dhe tregtimeve, që janë përfunduar për këtë anëtar burse; të ruajë aktivitetin e saj të përditshëm të urdhërporosive dhe tregtimit jo më pak se një muaj.

Platforma e tregtimit duhet të ndërveprojë edhe me platformën e klerimit gjatë tregtimit. Nga platforma e klerimit vjen automatikisht informacioni mbi çmimet e referencës dhe limitet e tregtimit për çdo anëtar burse në kohë reale. Pas mbylljes së tregtimit, platforma e tregtimit do të dërgojë informacion te platforma e klerimit mbi transaksionet e tregtimit të përfunduara për çdo llogari klerimi, për çdo anëtar burse dhe transaksionet ndërkufitare.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike menaxhon dhe operon tregut e organizuar me shumicë të energjisë elektrike për zonat e ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Nw 7 muajt e pare të këtij viti u tregtua rreth 986 mijë mWh energji me një vlerë të transaksioneve që përllogaritet në rreth 116 mln euro.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat