Tarifat u kushtojnë kompanive globale mbi 35 mld USD - Por, marrëveshjet tregtare po zbusin ndikimin në ekonominë botërore
Kompanitë ndërkombëtare kanë sinjalizuar mbi 35 miliardë dollarë kosto nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, teksa po hyjnë në raportimet e fitimeve për tremujorin e tretë. Megjithatë, shumë prej tyre po ulin parashikimet negative fillestare, pasi marrëveshjet e reja tregtare kanë ulur ekspozimin ndaj tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump.
Lufta tregtare ka çuar tarifat amerikane në nivelet më të larta që nga vitet 1930, ndërsa presidenti ka kërcënuar vazhdimisht me masa të tjera. Por pavarësisht kësaj pasigurie fillestare, që paralizoi shumë biznese, tashmë situata po qartësohet, duke i lejuar drejtuesit të parashikojnë kostot dhe të marrin vendime, duke përfshirë rritjen e çmimeve.
Sipas një analize të Reuters, kompanitë kanë parashikuar një ndikim financiar prej 21 deri në 22.9 miliardë dollarë për vitin 2025, dhe afro 15 miliardë për vitin 2026. Kjo shifër totale prej mbi 35 miliardë dollarësh është më e lartë se totali i raportuar në maj (34 miliardë dollarë), menjëherë pas vendosjes së tarifave që tronditën zinxhirët globalë të furnizimit.
Megjithatë, rritja e përgjithshme fsheh një ndryshim domethënës: një pjesë e madhe e saj vjen nga parashikimi 9.5 miliardë dollarë i Toyota-s, ndërsa shumë kompani të tjera kanë ulur vlerësimet më pesimiste që kishin më herët, pas arritjes së marrëveshjeve me BE-në dhe Japoninë për tarifa më të ulëta. Të dhënat përfshijnë si vlerësime vjetore ashtu edhe për periudha më të shkurtra, nga një grup i mbivendosur prej rreth 60 kompanish.
“Tarifat po bëhen gjithnjë e më të qarta. Ne besojmë se ato do të jenë thjesht një tjetër variabël në ekuacionin tonë të biznesit, të cilin duhet ta menaxhojmë,” deklaroi një përfaqësues i Stellantis, ndërsa njoftoi 13 miliardë dollarë investime në SHBA.

Luhatje në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedha e huaja kryesore?
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore ka pasur luhatje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë......

IA po transformon startup-et - 70% e themeluesve po rrisin shpenzimet për teknologjinë e re
Ndërsa startup-et po investojnë në mjetet e inteligjencës artificiale për të rritur shpejtësinë e zhvillimit, ekspertët thonë se duhet t’u drejtohemi......

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE - Kryeministri Sanchez: Ka ndikim negativ në shëndetin e njerëzve
Spanja do të përpiqet të ringjallë propozimin e bllokut evropian për t’i dhënë fund praktikës së ndërrimit sezonal të orës, duke i kërkuar Brukselit të......

Dita e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Balluku: Falë jush udhëtimet tona të sigurta!
Në ditën e kontrollorëve të trafikut ajror, zv. Kryeministrja njëkohësisht ministre e transportit Belinda Balluku, ka përcjellë një mesazh vlerësimi për to.......

“Komisioni i Venecias, thelbësor për reformën në drejtësi” - Rama: Kontribut historik që na ndihmoi të ruajmë “busullën” e orientimit
Komisioni i Venecias ka luajtur një rol thelbësor për realizimin e reformës në drejtësi dhe përmirësimin e Kodit Zgjedhor. I pranishëm në Konferencën "30......

Nga financat e institucionit, tek pirateria televizive - AMA raporton në komisionet parlamentare veprimtarinë e 2024-ës
Autoriteti i Mediave Autovizive ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisionin për Nismat Qytetare,......

Shtrëngohet kreditimi për individët - Nisin efektet e kufizimeve të vendosura në korrik të këtij viti nga Banka e Shqipërisë
Bankat tregtare kanë hezituar t'i japin kredi qytetarëve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së......

KFC në Shqipëri bëhet pjesë e KAN, grupit më të madh ballkanik të KFC
KAN, me seli në Kosovë, lider rajonal në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë (QSR), shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në......