Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2023, 15:50

Monitorimi i koncesionit Thumanë-Kashar - Gati hapja e tenderit, fondi limit do jetë rreth 290 mln lekë

Nga SCAN TV
Monitorimi i koncesionit Thumanë-Kashar - Gati hapja e tenderit, fondi

Monitorimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar pritet të kushtojë rreth 290 mln lekë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon të hapë tenderin për ofrimin e shërbimeve inxhinierike të pavarura për zbatimin e kësaj kontrate, që përfshin projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e këtij segmenti.

Gjatësia e rrugës është 21 km, ndërkohë që kontrata koncesionare u nënshkrua vitin që shkoi, pas përpjekjeve disavjeçare, duke qenë se fillimisht projekti ishte pjesë e projektit “1 miliard” të qeverisë për rrugët.

Kompania koncesionare që do të projektojë, ndërtojë, operojë dhe mirëmbajë aksin rrugor Thumanë – Kashar parashikon të realizojë rreth 1.3 mld euro të ardhura bazë, teksa u shpall fituese me një ofertë prej 226 mln euro. Të ardhurat do të gjenerohen nga tarifa që do të paguajnë automjetet përdorues të rrugës, që nuk do të jetë më pak se 2.1 euro, pa TVSH.

Ndërkohë që, sipas dokumentit mbajtësi i koncesionit do të ketë të drejtë të gjenerojë edhe të ardhura shtesë, por pa specifikuar se në çfarë forme. Paralelisht, për 8 vitet e para të operimit të rrugës, në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave bazë do të aplikohet garancia e trafikut, që nënkupton rimbursimin e parave nga buxheti i shtetit.

Referuar kontratës, në këtë rast shuma totale që do të duhet të mbulohet nga paratë publike arrin në 22.81 mln euro.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat